Allegri: “Ky Juventus eshte nje legjende. 2017 do te jete viti i Pjaca”

Lidhur me artikullin:

Ne nje interviste te gjate per “Tuttosport”, Massimiliano Allegri rikthehet te flase per Juventus te tij qe synon nje tjeter objektiv te madh, te shkruaj nje faqe te re ne historine e futbollit.

“Tifozet tane duhet te shijojne ecurine e kesaj skuadre. Po ecim drejt titullit te gjashte radhazi, dhe kjo nuk eshte diçka banale. Te gjithe bashke mund te behemi legjende. Si Chicago Bulls i Michael Jordan-it”.

Tekniku bardhezi ka ndalur te flase edhe per superblerjen e veres, Gonzalo Higuain:

“Ne fund te kampionatit u perballem me shoqerine dhe i thame se lojtari qe duhej per te perforcuar skuadren ishte Higuain. Gonzalo eshte nje nga ata qe te garantojne golin. Ashtu si te Napoli, ai ka rifilluar te luaje me skuadren”, tha Allegri i cili ka zbuluar edhe emrin e futbollistit, qe sipas tij do t’i jape mundesine Juve-s te hedhe hapin cilesor ne 2017-en. “Do te jete Pjaca”.

Nuk mund te mungonte edhe nje reagim ndaj kritikave qe kane vershuar javet e fundit per lojen jombreselenese te shfaqur nga bardhezinjte kete sezon:

“Ne jemi Juventus dhe nuk jemi kopja e shemtuar e askujt, as e Barcelona dhe as e Bayern Munchen. Ne Itali duhet te punojme me pikat tona te forta qe jane taktita dhe dinakeria, sepse, pa i mohuar asgje askujt, ne italianet jemi me te zgjuar”.

Ne fund nje mendim edhe per emrat e perveçem duke nisur nga Hernanes:

“Kritikohet pavaresisht ndeshjeve te mira qe po ben: masakrohet sepse nga ai presin qe te beje ate qe nuk eshte ne natyren e tij. Ashtu si nuk mund t’i kerkosh Evra te bej lart e poshte si Alex Sandro, duke qene se Patrice ka karakteristika te tjera”.

Pas 12 javesh Serie A, Juventus udheheq klasifikimin me 30 pike, +4 nga Roma e dyta dhe +5 nga Milani ne vendin e trete. Ndeshja e radhes e bardhezinjve eshte me 19 nentor ndaj Pescara-s te Ledian Memushajt dhe Rei Manajt.