Allegri: “Do te kualifikohemi per ne fazen tjeter”

Lidhur me artikullin:

Champions League eshte nje mision i pamundur per Juventusi. Bardhezinjte ashtu si vitin e kaluar edhe kete sezon po tregojne se nuk e kalojne dot ngercin qe i ka perfshire kur zbresin ne fushe per te luajtur nje ndeshje te nje kompeticioni europian. Nje gol i futbollistit me origjine shqiptare Pajtim Kasami fundosi Juventus ne Athine me skuadren piemonteze qe pesoi humbjen e dyte ne radhazi ne Grupin A te Champions League me te njetin rezultat 1-0 pas asaj ne Vicente Calderon perballe Atleticos. Tashme bardhezinjte e shohin veten ne vendin e trete te grupit A me 3 pike te grumbulluara, por Massimiliano Allegri nuk shqetesohet pasi sipas trajnerit te Juventusit ne loje jane edhe 9 pike te tjera dhe skuadra e tij do te arrije te kualifikohet per me tej.
“Beme shume gabime nga ana teknike ne kete sfide dhe Olympiacos ushtroi presion ndaj nesh ne nje menyre fantastike. Gjate gjithe kohes ata perdoren vetem kundersulmin. Ne pjesen e dyte ne luajtem me mire, e rritem ndjeshem presionin tone pasi u pozicionuam ne fushe ne nje tjeter menyre. Duhet te kishim shenuar por humbem nje mori me raste. Une jam i merzitur per kete humbje por jo shqetesuar per kualifikimin pasi kemi edhe tre ndeshje te tjera per te zhvilluar dhe ne grupin ku ndodhemi ne gjithçka mbetet e hapur. Edhe pse kemi humbur ne ndeshjet e para ndaj Atleticos dhe Olympiacosit, ne i presim keto dy skuadra ne Torino dhe do te bejme çmos per ti mundur ne menyre qe te arrime te kualifikimi”.
Ne krahun tjeter trajneri spanjoll i Olympiacos, Michel u shfaq shume i lumtur ne konferencen per shtyp pas fitores qe skuadra e tij arriti perballe Juventusit. Michel theksoi se ai nuk eshte i kenaqur vetem per rezultatin por edhe per performancen e mire qe dhuruan lojtaret e tij. Ne kemi mundur nje skuader te madhe dhe tani kemi me shume shanse per kualifikim deklaroi ne perfundim 51-vjeçari nga Madridi.


Video: