AllWeb Albania mirepret Vladimir Vulic dhe Sokol Vladin

Folesit e rradhes ne Konferencen e Pare te Marketingut Dixhital ne Tirane jane:

sokol vladi

Sokol Vladi

Aktualisht ne detyren e Drejtorit Exekutiv te Microsoft ne Shqiperi. Me nje eksperience prej 12 vitesh ne fushen e Teknologjise dhe Informacionit, duke filluar si professor i ICT dhe vazhduar karrieren ne disa kompani vendase dhe nderkombetare ka qene gjithnje i udhehequr nga iniciativa dhe deshira per te dhene kontribut ne zhvillimin e ICT ne Shqiperi.

Eksperienca 3-vjeçare ne rolin e perfaqesuesit te Hewlett Packard ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni, e ka pajisur me njohuri te zgjeruara te tregut ICT ne rajon, ku ka luajtur nje rol te rendesishem ne forcimin e pozitave te kompanise ne keto tregje.

Eshte diplomuar ne Universitetin Politeknik te Tiranes, studiues dhe njohes ne nivelin ekspert i teknologjise dhe informacionit, si dhe zoterues i disa çertifikimeve te njohura nderkombetare si Microsoft, ITIL, Cisco, HP etj…

Nje nder synimet dhe prioritetet kryesore ne rolin e tij mbetet zhvillimi dhe fuqizimi i sektorit te ICT ne Shqiperi dhe kontributi i vazhdueshem ne mbeshtetje te te rinjve dhe iniciativave inovative.

Vladimir Vulic

Vladimir Vulic

AllWeb-Albania-mirepret-Sokol-Vladin-dhe-Vladimir-Vulic-business-magVladimir eshte nje menaxher, inovator dhe konsulent per mediat sociale. Ai ka punuar per kliente si “UNDP Montenegro”, ambasada Britanike ne Beograd, Serbi; Ministrine e Informimit te Shoqerise dhe Telekomunikacionit (e qeverise se Malit te Zi), Ministrise se Zhvillimit te Qendrueshem dhe Turizmit (e qeverise se Malit te Zi),

Laboratori i Inovacionit Social ne Zagreb, Kroaci etj… Vanja eshte bashkethemelues i OJF Digitalizuj.Me, nje komunitet dixhital ne perpjekje per te ndihmuar qytetaret e Malit te Zi per te kuptuar dhe per te realizuar mundesi emocionuese te reja per ndryshime sociale dhe te biznesit ne mjedisin dixhital duke perqafuar mediat sociale dhe modele te reja te biznesit.

Qe nga dhjetori 2011, Digitalizuj.Me pret nje seri folesish – nje ngjarje e rregullt mujore e cila permban foles frymezues, informativ dhe te pasionuar qe ndajne idete e tyre per tema te cilat perfshijne lidershipin, inovacionin social, zhvillimin urban, ndryshimin e menaxhimit, mediat sociale, startup-et, monitorimin dhe mbrojtjen e mjedisit etj.

Vladimir eshte Drejtori i Programit “Spark.me”, nje nga konferencat me te medha te teknologjise/biznesit te Europes Juglindore. Kjo konference eshte organizuar ne Budva, Mal i Zi qe nga viti 2013 nga Domain.ME, nje kompani private ne ngarkim te domain-it kombetar te internetit tё Malit te Zi -.ME.
AllWeb eshte Konferenca e pare e Marketingut Dixhital ne Tirane. Organizohet qe nga viti 2012 ne Shkup duke mirepritur ne skenen e saj foles profesioniste nga kompani qe perfaqesojne marka te mirenjohura nderkombetare.

Gjeni videot e edicionit te fundit ne linkun AllWeb 2015 – VIDEOShttp://bit.ly/allweb2015

Ne web faqen zyrtare, www.allweb.al mund te gjeni edhe informacionin për biletat 

 

Per me teper informata kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose ne [email protected]

Per me teper informata rreth folesve, programit dhe per vete konferencen mund te gjeni ne www.allweb.al

Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al