Alonso: "Dua te fitoj Champions League me Bayern Munchen"

Eshte prezantuar zyrtarisht blerja me e fundit e Bayern Munchen, Xabi Alonso. Ne fushe ai e beri prezantimin e tij ne perballjen kunder Schalke ku ishte nder lojtaret me te mire deri ne momentin qe u zevendesua. I shoqeruar nga drejtori sportiv Matthias Sammer, spanjolli ka folur per objektivat e tij me skuadren bavareze. “Do te ishte fantastike nese une do te fitoj Champions League per here te trete me 3 skuadra te ndryshme. Kjo eshte endrra ime”. Xabi Alonso ka arritur te fitoje Champions me Livedrpool dhe me Real Madrid. Futbollisti spanjoll ka folur dhe per kampionatin gjerman. “Une e kam ndjekur Bundesligen edhe kur luaja ne Spanje. Por jo vetem une. Gjithnje e me shume tifoze te futbollit po e ndjekin Bundesligen. Niveli ne kete kampionat po rritet dita dites. Une kam perfituar shume eksperience ne Premier League dhe Primera Division dhe tani jam i lumtur qe do te perfitoj eksperience dhe nga Bundesliga. Ndeshja e pare me Bayern? Ishte nje debutim normal per mua, por rezultati mund te ishte ne favorin tone”, shprehet Alonso i cili u transferua ne Mynih per shumen e 10 milione euro.