Ambasadori Donald Lu i ‘terheq’ veshin politikaneve shqiptare per Reformen ne Drejtesi

Fjalimi i plote i ambasadorit Donald Lu ne Komisionin e Posacem per Reformen ne Drejtesi

Z. Xhafaj, z. Halimi, Ambasadore Vlahutin, anetare te komisionit,

Kam nje mesazh shume te thjeshte:

Nese kjo reforme deshton, ju, anetaret e ketij komisioni do te turperoni njerezit qe ju kane zgjedhur. Dhe, do te turperoni marredhenien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

Por fatmiresisht, ne nuk do ta lejojme te deshtoje. Vendi po shpreson qe ju ta realizoni kete reforme me sukses. Ne do t’ju ndihmojme ta beni kete.

Dr. Smibert dhe Dr. DeVille jane nder njerezit me te mençur ne profesionin e tyre ne Europe dhe ne Shtetet e Bashkuara. Ata, se bashku me kontributin tuaj dhe nen drejtimin e opinionit perfundimtar te Komisionit te Venecias, kane pergatitur kete draft perfundimtar te projektit te reformes ne drejtesi.

Jam krenar te them se e mbeshtes ate, edhe pse nuk e kam manipuluar permbajtjen e tij dhe as nuk me kane dhene ndonje kopje perpara. Di gjithashtu qe askush nga ju nuk ka pasur mundesine ta lexoje ate. E mbeshtes ate sepse besoj ne integritetin, njohurine dhe paanshmerine politike te ketyre dy eksperteve nderkombetare. Une besoj ne aftesite e tyre dhe ne deshiren e tyre te sinqerte qe Shqiperia te kete sistemin gjyqesor me te mire te mundshem.

Ju bej thirrje ta studioni kete dokument. Ngrini pyetje dhe diskutoni mbi ate qe do te gjeni ketu per t’u siguruar qe t’i sherbeje me mire popullit shqiptar. Ne fund te dites, ju kerkoj te gjitheve te votoni pro reformes ne drejtesi.

Gjate vitit te shkuar, kam pare znj. Merkel, znj. Mogherini, z. Hahn, z. Kerry dhe z. Obama t’i kerkojne Shqiperise ta miratoje kete reforme. Nuk kam pare kurre mbeshtetje te tille nga aleatet tuaj me te afert per asnje teme tjeter. Te gjithe e pranojme sa e rendesishme eshte kjo per te ardhmen e Shqiperise.

Por me shume se kaq, ju dhe une e dime se populli shqiptar, te pasur e te varfer, te rinj e te moshuar, qytetare te fshatit e qytetit, burra e gra, e kerkojne kete reforme. Nentedhjete e nje per qind e mbeshtesin kete reforme. Mendojeni pak. Shqiptaret nuk bien dakord per shume gjera e megjithate 91 per qind mund te bien dakord se vendi ka nevoje per kete reforme.

E meshiroj partine e verber politike apo udheheqesin e shurdhet politik qe e bllokon kete reforme. E para, do te deshtoni nese kerkoni ta bllokoni kete reforme. E dyta, do te perballeni me zemerimin e publikut shqiptar vitin e ardhshem ne zgjedhjet parlamentare, nese mendoni se mund te mbroni gjykatesit dhe prokuroret e korruptuar duke e bllokuar kete reforme.

Se fundmi, i kerkoj komisionit sot te mbeshtese nje kalendar, nje kalendar te vertete per miratimin e kesaj reforme ne kete komision deri ne fund te majit dhe ne parlament deri ne fund te qershorit.

Ndaloni lojerat politike dhe filloni ta perfundoni kete reforme. E keni per detyre.