Analiza e Gazzetta Dello Sport. Ja sa shanse ka Shqiperia per te kaluar grupin

Lidhur me artikullin:

Pas hedhjes se shortit dhe percaktimit te rivaleve ne fazen finale te Euro 2016, kane nisur edhe analizat per shanset e skuadrave te kalojne fazen e grupeve. Gjashte muaj perpara startit te evenimentit, Gazzetta Dello Sport percaktoi me detaje perqindjen per secilen nga 24 skuadrat pjesemarrese.

Nisur nga Grupi A, ku e perditshmja me e madhe sportive ne Itali i jepte shanse maksimale Frances. Duke qene se luajne ne shtepi, shanset e “gjelave” te kalojne grupin jane 100 per qind.

Me pas vjen Zvicra me 45 per qind dhe Rumania me 35 per qind dhe e fundit ne grup cilesohet Shqiperia. Sipas Gazzetta Dello Sport, kuqezinjte kane vetem 20 per qind shanse te kalojne fazen e grupeve, e megjithate do te provojne te jene surpriza e madhe e turneut.

Persa i takon skuadrave te tjera ne Euro 2016, Anglia shihet e favorizuar ne Grupin B, me 70 per qind te shanseve, e ndjekur nga Rusia me 50, ndersa Uellsi dhe Sllovakia jane ne barazpeshe.

Ne Grupin C vjen nje tjeter favorite absolute, Gjermania, qe ndiqet nga Polonia me 50 per qind, Ukraina me 40 dhe Irlanda e Veriut me vetem 10 per qind.

Edhe pse eshte tejet i fort, ne Grupin D shanset e Spanjes te kaloje ne 1/8-at vleresohen 90 per qind. Republika Çeke dhe Kroacia cilesohen ne gare me njera-tjetren, ndersa e fundit eshte Turqia.

Ne Grupin E, Italia nuk eshte favorite. Rolin e luanit aty e ka Belgjika me 80 per qind te shanseve, ndersa te kalterit kane vetem 60 per qind per tu kualifikuar, perpara Suedise dhe Republikes se Irlandes.

Grupi ku te pakten ne leter dy vendet e para duken te caktuara eshte ai F. Portugalia dominon me 90 per qind, e ndjekur nga Austria me 65. Islanda vleresohet e treta, ndersa me pak e kuotuar eshte Hungaria.