Ancelotti eshte i sigurte: “Edhe Pep do te shkarkohet nje dite”

Lidhur me artikullin:

Pep Guardiola ka perjetuar shume momente si trajner. Vetem nje ndjesi mbetet e paprovuar: shkarkimi. Pasardhesi i tij te Bayern Carlo Ancelotti eshte i sigurt:

“Nje dite, edhe Pep do te shkarkohet…” Per anglezen Times italiani shprehet: “Nuk ka asnje trajner, qe nuk e ka provuar te pakten njehere shijen e shkarkimit.. Ferguson, Lippi, Capello, Mourinho, Benitez, te gjithe jane shkarkuar njehere. I vetmi qe nuk eshte shkarkuar ende eshte Pep Guardiola. Por ai eshte akoma i ri. Ai ka akoma kohe t’i bashkohet grupit tone, klubit te te shkarkuarve.”

Deri tani Pep ka trajnuar vetem dy ekipe, Barcelona dhe Bayern. Ne te dyja rastet ai eshte larguar vete. Ne vere ai do te filloje nje etape te re ne karrieren e tij me Manchester City.

Per Ancelotti shkarkimi eshte pjese e profesionit: “Me Chelsea une fitova kampionatin dhe kupen brenda vitit – dhe u shkarkova . me Real Madrid fitova Champions League – dhe u shkarkova. Ekipet me emerojne ngaqe jam nje njeri i qete. Dhe me pas me largojne, me pretekstin se jam shume i qete.”