Ancelotti: “Jam i kenaqur por duhet te fitojme vendin e pare”

Lidhur me artikullin:

Carlo Ancelotti eshte i qete, jo i vrazhde dhe pragmatist. Si i tille, trajneri i Bayern nuk e veshi me pompozitet fitoren e djeshme te skuadres se tij me PSV ne Champions League, me bavarezet te cilet shenuan kater gola dhe pesuan nje. Thomas Muller dhe Joshua Kimmich shenjestruan rrjeten ne pjesen e pare, teksa Luciano Narsingh ngushtoi avantazhin pak para renies se bilbilit per 45′ e para. Ne te dytat, Robert Lewandowski shenoi golin e qetesise para se gjashte minuta para mbylljes se kohes se rregullt Arjen Robben te shperblente veten me nje gol me koke pas performances spektakolare te tij gjate takimit.

“Ne luajtem mire, kjo ishte ajo qe prisja”, – tha italiani para gazetareve ne perfundim te ndeshjes se luajtur ne “Allianz Arena”. “Treguam nje reagim te mire. Ne fund te pjeses se pare patem disa probleme, por pjesa tjeter ishte e mire. Pas 30 minutash me loje cilesore, ne lejuam qe ndeshja te hapej. Nuk ishin ne 100%-shin tone ne disa çaste dhe ata shenuan nje gol fantastik me kundersulm. Gjithsesi, pas golit te trete, gjithçka ishte e mire”, – shtoi 57-vjeçari, i cili u beri thirrje lojtareve te tij per t’u perpjekur te kapin vendin e pare ne grupin D. “Duhet te japim me te miren ne ndeshjet e ardhshme, ashtu si edhe te vazhdojme te luftojme me Atletico Madrid-in per kreun e grupit”, perfundoi Don Carlo.