Ancelotti ka nje deshire. Kerkon Carlos Bacca ne Mynih

Lidhur me artikullin:

Bayern Munchen ka vene ne shenjester Carlos Bacca. Carlo Ancelotti, trajneri i ardhshem i bavarezeve, i ka kerkuar klubit qe te vihet ne levizje per te perforcuar sulmin dhe nje nga objektivat eshte lojtari kolumbian i Milan. Drejtuesit e klubit bavarez pritet qe te takohen me ata te skuadres milaneze ne javet e ardhshme per te studiuar mundesine e realizimit te ketij operacionit. Duke pare se ka paguar 30 milione euro per t’ia hequr nga duart Sevilla-s, Galliani do te kerkoje minimumi 35 milione euro per te nisur negociatat.

Sulmuesi, i cili ka shenuar golin e tij te 14 ne kete kampionat te dielen ne mbremje kunder Lazio-s, pelqehet shume nga Ancelotti, i cili ia ka keshilluar drejtuesve kuqezi veren e kaluar. Tani ish-trajneri i “Djallit” do ta marre Bacca te Bayern dhe, gjithmone sipas shtypit italian, njerezit e merkatos se bavarezeve do te zbarkojne ne Milano ne ditet e ardhshme per nisur negociatat me Milan.