Ancelotti ‘keshillon’ Zidane. “Kujdes nga Aguero”

Lidhur me artikullin:

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, mund te kete arritur vetem dy gola ne tete ndeshje, ne Ligen e Kampioneve, kete sezon, por ai mbetet njeriu per t’u pare ne ndeshjen e dyte gjysmefinale kunder Real Madridit, sipas Carlo Ancelottit. “Qytetaret” dhe “Los Blancos” nenshkruan nje barazim 0-0 ne “Etihad Stadium”, ne ndeshjen e pare, me Agueron qe ishte ne gjendje te shkundtte vemendjen e mbrojtesve qendrore, Pepe dhe Sergio Ramos. Argjentinasi nuk ka qene aq “pjellor” ne frontin e golave, ne skenen kontinentale, ashtu siç ka qene ne Premier Lige kete sezon, por Ancelotti eshte i sigurt se do te ndeshkoje nese i jepet mundesia ne “Santiago Bernabeu”, te merkuren.

“Ai eshte nje sulmues shume i mire, – ka thene Ancelotti. – Real Madridi duhet te jete i vetedijshem per te, sepse lehtesisht mund te shenoje ne “Bernabeu”. Nuk do te jete i lehte misioni per ndalimin e tij. Ne ndeshjen e pare, Ramos dhe Pepe e kishin ate nen kontroll, ndaj shpresoj qe edhe ne ndeshjen e dyte te ndodhe e njejta gje. Kjo ndeshje nuk do te jete e lehte per Real Madridin. Manchester City ka luajtur pjesen e pare te gjysmefinales se pare ne menyre te madhe, ndersa ne pjesen e dyte m’u duk pak i lodhur.

Do ta shohim si do te reagoje sonte ne “Bernabeu.” Problemi eshte se ne keto ekipe kane shume lojtare dhe trajneri mund te zgjedhe vetem 11 prej tyre. Manchester City i ka lojtaret me te mire ne mesfushe. Jesus Navas, Kevin De Bruyne dhe David Silva jane duke luajtur shkelqyeshem, ndersa Sterling eshte duke pasur veshtiresi ne gjetjen e vendit te tij. Dera eshte e hapur per te, pas lendimit te Silva, por Sterling eshte ende i ri dhe mund te permiresohet.”