Ancelotti mendon per merkaton e Bayern. Modric, Pjanic, Higuain ne listen e tij

Lidhur me artikullin:

Trashegimia eshte e rende. Sepse, pavaresisht nga kritikat, mbi te gjitha ne sezonin e fundit pas momentit qe deklaroi lamtumiren, Bayern Munchen i drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar diçka! Tre tituj ne tre kampionate me trajnerin spanjoll ne stol, i fundit shenoi edhe nje rekord sepse asnje skuader ne Bundeslige nuk e kishte fituar kampionatin kater here radhazi.

Megjithate, fillimi nuk ka qene i keq per Carletto Ancelotti duke qene se emri i trajnerit te ardhshem te Bayern Munchen eshte permendur edhe gjate takimit te kryeministrit italian Matteo Renzi me kancelaren gjermane Markel.

“Angela eshte nje tifoze e madhe e Bayern, qe vitin e ardhshem do te drejtohet nga italiani Ancelotti, nuk ka shembull me te mire qe fatet e Italise dhe Gjermanise jane se bashku. Fitojme ose humbasim se bashku,” – tha Renzi.

Transformimi i Bayern eshte i pashmangshem. Do te nise nga futbollistet, fytyra te reja, per nje projekt ndryshe. Carletto ka nisur punen, edhe me telefonin e tij per merkaton e veres. Mes miqve te vjeter dhe basteve te reja, Ancelotti kerkon te ndertoje shpinen kurizore te Bayern, nje mbrojtes, nje mesfushor qendre dhe nje sulmues me peshe, duke pare se Lewandowski eshte nje hap larg kalimit te Real Madrid.

Higuain dhe Pjanic jane emrat e preferuar ne Serie A, ndersa objektivi me i madh do te jete Luka Mordic i Real Madrid. Me spanjollet do te flitet edhe per Raphael Varane, per te permiresuar nje mbrojtje qe ka zhgenjyer, sidomos ne Champions League. Lajmin e ka bere te ditur “Le Parisien” qe shkruan se bavarezet do te shpenzojne 40 milione euro per francezin.

Shtypi gjerman ka permendur edhe emrat e Dybala, Bale dhe Kroos, per te cilin do te ishte nje rikthim ne Gjermani. Ajo qe eshte e sigurt eshte se Bayern ka deshire te dominoje ne Europe sepse nuk i mjafton me titulli ne Bundeslige. Drejtuesit bavarezet kane hapur portofolin dhe ia kane treguar trajnerit italian duke i thene: “Fito Champions League!”. Ancelotti, nga ana e tij, e di shume mire si behet diçka e tille.