Ancelotti ndryshon gjithcka ne Mynih. Nuk ka me tiki taka

Lidhur me artikullin:

Carlo Ancelottit i kane mjaftuar vetem kater dite stervitje ne shtepine e tij te re, Bayern, per te treguar se eshte shume ndryshe nga paraardhesi i tij, Pep Guardiola. Prova me e dukshme eshte perdorimi i bilbilit gjate seancave stervitore. Kete nuk e ben as katalanasi, as asistenti Hermann Gerland. Ky detaj nuk eshte edhe aq domethenes, por tregon se italiani eshte konservator ne metodiken e tij te punes.

“Stervitja tani eshte ndryshe. Impulse te reja, ushtrime te reja! Te gjithe lojtaret jane te ngazellyer, te zgjuar dhe madje edhe me shume te perqendruar”, – shprehet kapiteni Philipp Lahm, i cili ka punuar me Ancelottin qe ne diten e pare, pasi ai nuk eshte i angazhuar me me kombetaren gjermane dhe nuk luajti ne Kampionatin Evropian te Frances.

Guardiola perdorte gjestet dhe te bertiturat ne stervitje, kurse Ancelotti eshte me i terhequr. Ai kryqezon krahet dhe vezhgon lojtaret e tij me qetesi. Udhezimet me ze te larte i jep asistenti i tij

Me Don Carlon vjen ndryshimi i madh: nuk ka me grupe ne forme rrethi duke praktikuar pasimet e shkurtra! Ushtrimi i preferuar i spanjolleve, Pep Guardioles dhe amerikano-jugoreve do te “zhduket” nga mjeshtri italian. Tani e tutje do te praktikohen me shume topat e gjate. Lahm shpjegon:

“Tani duhet te pershtatemi me ushtrime te tjera. Mbrojtja? Do te shohim. Skuadra eshte ne humor te mire. Ne jemi te ndryshueshem.”