Ancelotti paralajmeron skuadren. “Kujdes kur flas italisht”

Lidhur me artikullin:

Pas thuajse nje jave ne krye te Bayern Munchen, Carlo Ancelotti ka perzgjedhur edhe fjalen qe i pelqen me teper ne gjuhen gjermane. “Sieg”. Fitore. E mesoi, e memorizoi dhe nuk nguron ta perdore. Ashtu si provon gjithmone ti pergjigjet pyetjeve te gazetareve ne gjuhen e tyre.

“Edhe stervitjen e drejtoj ne gjermanisht. Te gjithe duhet ta mesojne gjuhen e vendit ku punojne, eshte çeshtje profesionalizmi. Megjithate, ndonjehere me Ribery komunikoj ne italisht, ndersa me Alonso e Bernat ne spanjisht. Por, kur zemerohem, preferoj ta shfryhem ne gjuhen time. Nese do te me degjojne duke folur italisht, lojtaret do ta kuptojne qe kemi nje problem.”

Me 11 Korrik, ish-trajneri i Milan, Juventus, Real dhe Chelsea, nisi zyrtarisht aventuren me kampionet e Gjermanise. Kjo periudhe i dha kohen e mjaftueshme per te bere bilancin paraprak te ekipit, por edhe rreth rivaleve te Borussia Dortmund.

“Jam mjaft i kenaqur. Skuadra eshte e perqendruar, ndersa jemi te mbuluar ne te gjitha rolet. Persa i takon Dortmund, pavaresisht largimeve te Hummels, Gundogan e Mkhitaryan jane po aq te forte sa sezonin e kaluar. Kane nje skuader konkurruese me lojtare te talentuar.”

Ancelotti konfirmoi se Thomas Muller do te mbetet nje prej elementeve me te rendesishem te Bayern, pavaresisht Europianit zhgenjyes, ku nuk arriti te shenonte asnje gol. Sipas trajnerit, sulmuesi duhet te pushoje, per te qene vendimtar per bavarezet.