Ancelotti thumbon Perez: “Nuk kupton shume nga futbolli”

Lidhur me artikullin:

Carlo Ancelotti po e çon Bayern Munchen ne drejtimin e duhur dhe pa dyshim nuk le rast pa thene se sa i lumtur eshte ne Gjermani. Dhe ne nje deklarim te radhes, italiani ka lene nje mesazh per Real Madrid. Ne menyre te veçante per Florentino Perez. Ancelotti, pak dite me pare ka pranuar se, ndryshe nga ekipi i tij aktual, ku te gjithe jane si nje familje, te te tjeret i ka pare gjerat te funksionojne si nje biznes, si nje kompani.

Tani, ne nje interviste per “L’Equipe”, trajneri i bavarezeve shkon pak me tej, duke u pergjigjur ne lidhje me dallimet qe ekzistojne mes Real Madridit dhe Bayern Munchen:

“Jane mjaft te ngjashme si klube, ndoshta dallimi mes Real Madrid dhe Bayern Munchen eshte se ky i fundit drejtohet nga nje ish-futbollist dhe e kupton me mire ate qe ndodh”.

Carlo Ancelotti pranon se kishte nje oferte per te shkuar ne Milano, por largimi i tij nga Madridi nuk perkoi me deshiren per t’u kthyer ne nje stol drejtues kaq shpejt.

“Une nuk doja te humbisja shume kohe pa futboll. Kam qene ne Kanada dhe e kam perdorur kohen e pushimit per te peshkuar. Nje relaks i nevojshem. Une mund te kthehesha ne Milano sezonin e kaluar, por mendoj se ndalesa prej 1 viti ishte e mire pas largimit nga Madridi”.

Trajneri i njohur italian ka fjale te mira per njeriun actual te stolit ne “Bernabeu”:

“Per Zidane kam vetem fjale te mira. Ai ka karizem dhe mbeshtetjen e lojtareve. I pashe keto cilesi qe kur ishte ndihmesi im. Dhe ky eshte çelesi ne trajning. Lojtaret luftuan me Benitez, por me ardhjen e Zizou ne drejtim çdo gje ndryshoi. Lojtaret jane me te.”