Andi Lila ‘cmend’ Greqine. Ben shqiponjen ne ndeshjen me Olympiacos

Lidhur me artikullin:

Fitorja 5-1 e Olympiacos perballe Pas Janninas ne “Karaiskakis” kaloi ne plan te dyte. Goli i pare i Andi Liles per kete sezon ne Superiligen helene dhe festa me shqiponje u shoqerua me reagime te pakuptimta ne Greqi. Nga tifozet, qe e kontestuan ashper gjestin e mbrojtesit kuqezi, e deri te mediat, te cilat pa asnje arsye logjike e perkufizuan veprimin si simbolin e “Shqiperise Etnike”. Ne nje mbremje ku rezultati ne Pire nuk perbente lajm, gazetat greke u perqendruan vetem te menyra e festimit te Liles. Nga “gazzetta.gr”, qe theksonte te polemikat dhe kontestimet ndaj shqiponjes se formuar me duar nga mbrojtesi, e per te vazhduar edhe me mediat e tjera ne vendin fqinj. Ato theksonin se veprimi i Liles shkaktoi zemerim mes tifozeve, te cilet e fershellyen lojtarin shqiptar, duke shkaktuar tension ne nje ndeshje relativisht te qete. Gjesti nuk kaloi pa u vene re dhe sipas “Protothema”-s, “kontestimet qe zgjaten disa minuta, shkaktuan nje stuhi me reagime”. “Metrosport” theksonte se simboli i shqiponjes nuk eshte i panjohur ne “Karaiskakis”, pasi ai eshte perdorur shpesh nga ylli i Olympiacos, Pajtim Kasami gjate sezonit te kaluar. Kjo eshte perforcuar nga vete Andi Lila, qe ne faqen zyrtare ne Instagram vendosi foton e tij perkrah asaj te Kasamit duke festuar me shqiponje, me dedikimin “jemi shqiptare”. Mbrojtesi kuqezi u shpreh per mediat se gjithmone i ka festuar golat me shqiponje, qe simbolizon vetem flamurin. Ai theksoi se ky veprim tregon dashurine per vendin dhe diçka te tille do ta beje gjithmone. Festimi i Andi Liles rrezikon ti shkaktoje probleme lojtarit te klubi i Pas Janines. Ne konferencen per shtyp, trajneri Giannis Petrakis theksoi se ne ditet ne vazhdim klubi do te mblidhet ta diskutoje ngjarjen. Edhe pse nuk perjashtoi asnje mundesi, drejtuesi i stolit theksoi se nuk eshte e matur te flitet menjehere per nje prishje te mundshme te kontrates dhe drejtuesit e klubit do te dalin me nje perfundim pas shqyrtimit te episodit.