Anglia fiton mbi rivalet franceze. Kroacia mposht Rusine

Lidhur me artikullin:

Anglia dhe Franca kane qene gjithmone dy vende qe kane rivalizuar per cdo gje mes tyre, por nje ngjarje si ajo e Parisit, i bashkoi me shume se kurre ne nje fushe futbolli, ku me rastin e miqesores mes tyre ne “Wembley” per here te pare angleze dhe franceze bashke, kenduan njezeri “Marsejezen”, qe ne kete rast ishte nje himn per jeten.

Ne momentin kur foli futbolli, Anglia kishte ende deshire t’i tregonte francezeve se kush jane shpikesit e tij dhe mesfushori i Tottenhamit Alli i dha epersine vendasve me nje gol fantastik.

Ne fillimin e pjeses se dyte ishte nderkohe Rooney qe shenoi golin e dyte duke mbyllur ndeshjen ne favor te “Tre Luaneve”, qe rikthen te fitoje ndaj Frances pas plot 18 vjetesh. Nje miqesore emocionuese u luajt dhe ne Rusi, mes vendasve dhe Kroacise. Prove force e Kroacise ndaj Rusise. Ne sfiden te zhvilluar ne stadiumin Olimp 2 te Rostovit, skuadra e trajnerit Ante Cacic triumfoi me shifrat 1-3 duke bindur me loje dhe rezultat. Edhe pse zbriti ne fushe pa dy yjet e saj mesfushoret Luka Modric dhe Ivan Raktic kombetarja ballkanase u konfirmua ne kete sfide si nje ekip me i forte se Rusia e Leonid Sltusky-it edhe pse ne shortin e europianit qe do te hidhet ne Paris me 12 Dhjetor keto dy skuadra bejne pjese ne te njejten vazo pikerisht ne te dyten dhe jane kundershtare te mundshem per kombetaren shqiptare.

Ne fakt ishte Rusia ajo qe kaloi e para ne avantazh teksa ne minuten e 15-te Smolov goditi sakte me koke pas asistit te Ionov. Mandzukic humbi nje mundesi te mire ne pjesen e pare per te barazuar shifrat por megjithate reagimi i Kroacise erdhi pas pushimit. Ne minuten e 57-te Kalinic barazoi rezultatin pas nje krosimi perfekt te Vrsalkjos. 3 minuta me pas mesfushori i Interit Marcelo Brozovic i dha epersine miqeve me nje gol te mrekullueshem. Per te vulosur fitoren e Kroacise mendoi Mandzukic qe pas nje tjeter asisti te mbrojtesit te Sassuolos Sime Vrsalkjo e coi ne 1-3 rezultatin.