Anna Kournikova. Shkelqimi dhe renia e nje ylli

Lidhur me artikullin:

Ishte vetem 10 vjeç kur per here te pare u prezantua te trajneri i famshem i tenisit, Nick Bollettieri. Arriti menjehere te terhiqte vemendjen e profesorit me goditje te sakta dhe talentin e paster per lojen e tenisit.

Anna Kournikova e dashuronte kete loje dhe profesori tashme 84-vjeçar i kujton shume mire ato momente.

“Nje vajze e vogel u fut ne fushe dhe me tha se ishte gati te merrte leksione nga une. Mendova me vete: Kush eshte kjo?”, thekson ish trajneri i emrave te medhenj si Andre Agassi, Jim Courier apo Monica Seles.

Pak me shume se nje dekade me pas, 22-vjeçarja me origjine ruse hoqi dore perfundimisht nga sporti per shkak te demtimeve te renda qe kulmuan me problemet e medha ne shpine. Arriti te renditej mes 8 me te mirave te botes dhe luajti nje gjysmefinale Wimbledoni ne moshen 16-vjeçare, madje ne kohet e saj me te mira mediat e cilesonin si nje teniste te talentuar por qe nuk arrinte te fitonte asnjehere asgje. Refuzoi disa here intervistat per rrjetin CNN por gjeti nje rruge ideale per te qendruar ne maja, ate te modes.

anna-kournikova-wallpaper-1028569627

Ajo u transformua brenda pak muajsh ne nje ikone te bukurise sportive dhe kjo ishte nyja ku u kap per te ruajtur famen e krijuar. Fillimish imazhe nudo dhe me pas sherbime fotografike per disa nga firmat prestigjoze te modes. Uria globale per marken Kournikova u rrit ne menyre te frikshme dhe arriti kulmin ne vitin 1999. Ajo krijoi nje fushe te re marketingu me imazhin e ish sportistes qe fale bukurise se saj arrinte te ishte e suksesshme edhe jashte fushes dhe ndoshta eshte pikerisht ky detaj qe ndikoi ne punen e saj me raketen. Organizatoret e turneve ishin me shume te interesuar per te shfrytezuar imazhin e saj dhe jo per te vene ne dukje talentin.

Anna-Kournikova-003

Ky fakt krijoi xhelozi ne radhet e kundershtareve qe nuk arrinin te terhiqnin vemendjen, por kjo nuk e ndali tenisten ruse te transformohej ne nje monster marketingu. Tashme me shume se nje dekade pas largimit nga tenisi, pyetja qe mbizoteron eshte: A do te mbahet mend Kournikova per talentin e saj ne fushe apo ne objektivin e aparatit fotografik?

Nje pyetje e veshtire edhe per faktin se ajo nuk ka arritur te fitoje asnje titull dhe ndersa ish trajneri Bollettieri kerkon ta kujtoje si nje teniste te mire, ai shikon me keqardhje se si nje teniste qe mund te ishte nje arme vdekjeprurese per te gjitha rivalet e saj, perendoi ne pjesen me te buku, ate te shperthimit qe nuk e arriti kurre, te pakten ne fushen e tenisit.

Anna Kournikova,  HardBat Classic VIP After Party at The Palazzo Resort Hotel Casino Las Vegas, Nevada - 27.06.09 Credit: (Mandatory): Judy Eddy / WENN.com