Ansi Agolli: “Kapiteni eshte Loriku. E kam enderruar kete moment”

Lidhur me artikullin:

Kapiten ne dy ndeshjet e fundit te Shqiperise ne grupet e Euro 2016. Ansi Agolli nuk ka zhgenjyer me rolin dhe paraqitjet e tij ne fushe, megjithate mbrojtesi i majte sqaron se Kombetarja e ka kapitenin e saj.

“Kapiteni i Skuadres eshte Loriku. Ai eshte nje lider. Dua ta falenderoj sepse, pavaresisht se nuk luajti na ka dhene shume mbeshtetje morale. Nuk i fsheh emocionet e dy ndeshjeve qe kam qene kapiten, pasi ka qene pergjegjesi mjaft e madhe. Por, kemi nje skuader me djem mjaft te mire qe ia kane bere punen te lehte trajnerit dhe mua kur mbaja shiritin.

Mbajtja e shiritit ka qene mjaft emocionuese. Jam edhe tip qe i ndjej keto gjera. Por, fale eksperiences nderkombetare jam munduar ta perballoj me sukses dhe shpresoj t’ia kem dale.”

Agolli foli edhe per pritjen e Shqiperise, me skuadren qe shpreson ta ndihmoje fati per tu kualifikuar nga grupi.

“Pas nje ngarkese te mjaftueshme ne keto 8 dite me tre ndeshje, dje patem nje diite pushimi te merituar. Morali i skuadres eshte mjaft i lart. Po presim me padurim çfare do te ndodhe. Shpresojme te kemi fat, te luajme edhe nje ndeshje tjeter dhe te paraqitemi sa me mire. Pas dy ndeshjeve te para pa fat, shpresoj shume qe do te kemi fatin te luajme edhe nje ndeshje ne France. E meritojme me ate qe kemi treguar ne keto tre ndeshje te grupit.”

agolli1

Pas fitores me Rumanine, Ansi Agolli puthi fushen. Nje moment i enderruar, jo vetem per te dhe kuqezinjte e tjere, por per te gjithe shqiptaret.

“Ai ishte nje moment çlirimi, nga stresi, emocionet. Ishte nje moment qe kisha kohe qe e prisja: mund te them vite, por edhe keto jave qe jemi stervitur bashke. E kishim enderruar ate moment”.

Kur ndodhet ne fushe, çdo lojtar ka ritet e tij. Perjashtim nuk ben as Ansi Agolli, qe duke luajtur ne nje turne madhor ka realizuar endrren e te atit.

“Secili ka dedikimet e vete, une kam te miat. Mendoj se eshte me mire ti mbaj per vete. Ai me sheh edhe kur luaj edhe ne keto momente kur flasim. U realizua endrra e babait? Padyshim. ishte endrra e tij te me shihte duke luajtur dhe besoj se iu realizua edhe deshira.”