Ansi Agolli pritet si hero ne Azerbaixhan, ja çfare dhurate luksoze mori ai

Lidhur me artikullin:

Ishte paralajmeruar dhe ashtu ndodhi. Lojtari i kombetares shqiptare, Ansi Agolli, eshte pritur ne menyre madheshtore ne Karabak.
Klubi Karabag ku luan Agolli, ne rast fitoreje ndaj armeneve, i kishte premtuar nje dhurate te veçante, si atij, ashtu edhe shqiptarit tjeter, Admir Teli.

Megjithate, dhuraten me te bukur Agolli e ka marre nga trajneri i vet, Kurban Kurbanov: nje ore Rolex. Jo vetem kaq, sepse trajneri e ka perqafuar Agollin 4 here, gje qe nuk e ka bere kurre me pare me kete lojtar.

Ansi, konsiderohet si lojtari i huaj me i mire qe ka luajtur ne radhet Karabakut, duke u shpallur dy here radhazi, vjet dhe sivjet, kampion i Azerbajxhanit, si dhe duke i kualifikuar deri ne fazen e ndeshjeve ne grupe ne Europa League.

Edhe vleresimi e pritja e tifozerise kazake ka qene e jashtezakonshme, pasi te gjithe deshironin nje fitore kunder Armenise se urryer.

Vete Agolli, shprehet: “Jam i emocionuar dhe shume i lumtur. Kemi ngritur peshe zemrat e gjithe shqiptareve, por edhe azereve”

Burimi: Telegrafi