Antoine Griezmann, ‘Djalli i Vogel’ qe kushton rreth 100 milione euro

Lidhur me artikullin:

Nje pyetje-rrufe e vogel si per fillim: Cili lojtar ka shenuar me shume ne tre sezonet e fundit te La Liga-s? Cristiano Ronaldo, normalisht. Lionel Messi, patjeter. Po pastaj? Antoine Griezmann. Miqte e tij e therrasin “Le petit diable”, ngaqe i ngjason nje personazhi te nje filmi vizatimor francez. 54 gola ka shenuar Griezmann ne dy sezone e gjysme per Real Sociedad dhe Atletico Madrid ne La Liga. Dukshem me pak se Messi (93) dhe Ronaldo (106), por keta nuk i perkasin ketij planeti.

Renditjen e ‘te vdekshmeve’ e kryeson Griezmann, 24 vjeç, 67 kg, 1,76 m. Nje djalosh i shpejte, teknik dhe i lehte. Kemba e tij e forte eshte ajo e majta, si shume lojtare interesante se fundmi. Nje francez, i cili ka shkuar ne Spanje qe ne moshen 14 vjeçare, ne vendlindje nuk e donte asnje ekip elitar. E kishin vezhguar zbuluesit e talenteve nga PSG, Bordeaux dhe Lyon, si dhe disa klube jashte shtetit. Te gjithe e vune re talentin e tij. Por ishte shume i shkurter, shume i lehte, shume i dobet. Nuk mund te merrej seriozisht si nje futbollist megjithese shenonte nga çdo pozicion

Dhjete vite me pare sulmuesi ideal duhet te ishte patjeter i gjate. Por pronareve te San Sebastian nuk i interesonin gjithe keto gjera. Ata i binden prinderit e tij, per ta transferuar 14-vjeçarin te basket. Ne shtator te vitit 2009 Griezmann debuton ne kategorine e dyte vetem 18 vjeç. Ata qe ishin pergjegjes per mos-transferimin e tij nga klubet e medha filluan te inatoseshin. Sepse tani, nuk ka ekip elitar qe nuk do ta beje te tijin francezin. Por nese e duan, duhet te germojne thelle neper xhepa.

Diku midis 80 dhe 100 milione euro kushton tashme biondi i Atletico-s. Klubi kryeqytetas duhet te paguante 30 milione euro per lojtarin per ta transferuar ne Madrid. Griezmann mund te luaje nga e majta, nga e djathta, ne qender dhe si nente false. Trajneri Simeone po e shfrytezon me se miri kete dhe ja nderron shpesh pozicionin. Rendesi ka qe ai te luaje. Gjate ketij sezoni, Atletico ka fituar gjithmone, sa here qe Griezmann ka shenuar. Fale tij ekipi ndodhet ne vend te dyte, me kater pike avantazh nga Real Madrid.