Antonio Conte: “Ndryshova modul pasi skuadra nuk po funksiononte”

Lidhur me artikullin:

Chelsea i tij po merr forme. Pas nje fillimi pozitiv ne nivel rezultatesh, por pak bindes per sa i perket lojes dhe pas dy humbjeve te shemtuara ndaj Liverpool dhe Arsenal, “blute” kane ndryshuar marsh: pese fitore ne pese ndeshjet e fundit, pa pesuar as nje gol dhe kane arritur vendin e dyte ne Premier League, nje pike larg nga Liverpool kryesues.

“Nuk eshte e lehte te mberrish ne nje klub te ri dhe te njohesh nje vend te ri, nje gjuhe te re. Pastaj duhet te sjellesh edhe metodikat e tua te punes, filozofine tende. Megjithate pas kater muajsh jam i kenaqur me gjithçka sepse futbollistet e mi kane treguar gjithmone perkushtim dhe sjelljen e duhur ne stervitje dhe ndeshje, – ky ka qene bilanci i bere nga Antonio Conte, i intervistuar nga faqja zyrtare e Chelsea ne internet. – Klubi me ka qendruar shume prane. Tifoze kane qene fantastike, si brenda ashtu edhe jashte fushe.”

“E kemi nisur sezonin me nje modul tjeter, sepse mendoja te luaja me 4-2-4, por me pas kemi kaluar ne 4-3-3 dhe me vendosjen 4-2-3-1, – shpjegon Conte. – Por ne disa raste vura re se me keto vendosje nuk kishim ekuilibrin e duhur dhe pesonim me shume gola dhe i lejonim kundershtareve me shume raste per shenim. Per kete arsye kaluam me vendosjen 3-4-3 dhe prej pese ndeshjesh jemi permiresuar aq shume ne mbrojtje sa nuk pesojme me gol. Jemi me mire kur nuk kemi topin, me mire ne mbrojtje dhe me efikase ne sulm. Krijojme me shume raste dhe lejojme me pak per kundershtarin. Kjo na ka dhene fitoret ne ndeshjet e fundit. Prej vitesh nuk shihej nje Premier League kaq e ekuilibruar. Mendoj se ne Angli po ndryshon gjithçka sepse ka trajnere nga vende te ndryshme dhe po sjellin ide te ndryshme dhe metodike pune te re, filozofi te re dhe mendoj se kjo eshte diçka shume e mire per Premier League.”