Anxhela Martini: Si tentuan te me rrembenin ne Shqiperi

Nje reviste e huaj qe quhet “Unconditional”, ka bere qe Anxhela Martini te rrefeje per here te pare detaje nga jeta, qe deri tani i dinte vetem ajo. Modelja shqiptare ndan me lexuesin çdo etape te jetes se saj deri ne ditet e sotme. Nje pjese te mire te rrefimit te Anxheles e ze nena e saj, e cila per te eshte pike referimi e frymezim per gjithçka. Nje ndodhi e frikshme ndryshoi fatin e bukuroshes per mire. Nese nuk do te kishin tentuar ta rrembenin, ndoshta ajo sot do te ishte njesoj si vajzat e tjera shqiptare, per te cilat, modelingu kthehet ne nje profesion gati te pamundur ose mbetet gjithmone nje enderr…

FEMIJERIA
Kam lindur ne Shkoder ne vitin 1986. Kur isha 9 vjeçe, u transferova ne Zvicer. Atehere ishin vite te çmendura. Une linda fill pas vdekjes se diktatorit Enver Hoxha. Asokohe komunizmi kishte marre fund ne thelb dhe demokracia sapo kishte lindur. Ato çka di per Shqiperine e vjeter, i kam marre vesh nga te afermit e mi, si fakti qe te gjithe ishin te detyruar te kishin te njejten sasi parash dhe qe askush nuk mund as te kritikonte regjimin e atehershem, sepse te burgosnin. Edhe komshiu, po te degjonte diçka qe s’duhej thene, menjehere lajmeronte autoritetet dhe te priste burgu. Askujt nuk i lejohej te largohej jashte shtetit. Nese dikush arratisej, atehere familja e tij denohej. Une nuk i perjetova kurre vete keto, sepse erdha ne jete ne vitet kur vendi kishte filluar te modernizohej disi. Mund te them qe kam pasur nje femijeri nga me te lumturat. Gjithmone isha e rrethuar nga familja ime, te cilet me donin, veçanerisht nena ime. Ajo eshte nje grua e mahnitshme. Pavaresisht se çfare mund te beja, ajo me respektonte dhe me jepte dashuri te pakushtezuar. Nuk me kane denuar kurre. As edhe nje here te vetme! Nena ime gjithmone me ka nxitur te behesha e pavarur. Me kujtohet qe prinderit e mi me jepnin kaseta video nga televizionet italiane, pas te cilave une u fiksova keq. Fillova te shikoja rregullisht televizionet italiane qe kur isha kater vjeçe. Mesova italishten duke pare ato kaseta. Prej atehere u be gjuha ime e dyte.

NENA
Ne ato vite Shkodra ishte qyteti me katolik ne Shqiperi. Familja e nenes sime ishte e perzier, gjysma myslimane e gjysma katolike, por familja e burrit te saj te pare ishte katolike fanatike. Kur ata u divorcuan, u be nje skandal i madh. Divorci konsiderohej si gjeja me e keqe e atyre koheve, sidomos per nje femer. Kjo eshte nje pjese e jetes se saj qe gjithmone me ka bere pershtypje. Ajo e dinte qe nuk ishte e lumtur dhe u largua. Njerezit e quajten te çmendur. Nje nene e vetme, e ndare nga burri! Thoshin se do te mbetej e vetme deri ne fund te jetes. Asaj nuk i interesonte. Me vone nena u njoh me babain tim, i cili ishte dhjete vjet me i vogel se ajo, dhe nje prej inxhiniereve me te medhenj te vendit. Ai madje kishte dhe nje kompani te veten. Kur ata u divorcuan, im ate u transferua ne Zvicer per pune dhe une e nena mbetem te vetme. U lidhem shume me njera-tjetren. Me kujtohet qe, prej atehere u bera shume feministe. Isha tipi i vajzes qe nderroja rrobat 5 here ne dite, por isha njeheresh dhe shume e veshtire. I urreja femijet qe ngacmonin e tallnin, dhe rrihesha me djemte kur shihja qe ngacmonin dike. Gjithmone zihesha per te tjeret, kurre per veten time. Kete vetebesim e kisha marre nga nena ime. Ajo ishte aq e forte, dhe me beri te forte edhe mua. Kurre nuk me vendosi rregulla dhe gjithmone me thoshte “ti je e bukur, je e forte”. Fqinjet thoshin se une isha e llastuar, por ime me besonte qe, duke me dhene lirine, do te gjeja vete identitetin tim, pavaresisht asaj çka me kishte dhene ajo. E vetmja gje per te cilen nena shqetesohej ishte qe une te ndihesha e mbrojtur. Me lejonte te vrapoja ne balte, te shprehja veten time, dhe kurre nuk me trajtoi si femije. Besoj se kjo me ka dhene vetebesimin qe kam sot. Prinderit e nenes sime ishin krejt te kundert me te, shume konservatore. Ajo ishte e para nga gjashte femijet dhe kjo mendoj qe i dha shpirtin e pavaresise. Askush nga familja e saj nuk pranonin ta çonin ne shkolle kur ishte e re, por ajo kembengulte. Studionte naten fshehurazi, aq e zgjuar ishte. Ishte e para me mesime ne gjimnaz dhe iu lut xhaxhait te saj t’i paguante universitetin. Ajo u zotua qe nje dite t’ia kthente ato para dhe e beri. eshte per te qeshur: sot ata jane mirenjohes, sepse ishte pikerisht ky shkollim qe i dha nenes mundesine ta ndihmoje familjen financiarisht deri tani. Ajo u be mesuese biologjie e kimie dhe ia doli mbane mire.

FRIKA
Pas kesaj Shqiperia kaloi ne nje krize bankare dhe gjerat per ne u bene te rrezikshme. Njerezit e dinin qe babai im ishte i suksesshem e i pasur, ndaj une dhe ime me u kthyem ne objekt sulmi. Nje dite, teksa po luaja, disa burra u perpoqen te me rrembenin. Ata mendonin qe, meqe kisha babain ne Zvicer, mund te fitonin para prej nesh. Me kujtohet qe njeri prej tyre u perpoq te me fliste, duke me thene se e njihte babain tim, por nena me kishte paralajmeruar per kete. Ai me kapi nga dora dhe u perpoq te me fuste ne makinen e tij, por une ulerita me sa kisha ne koke dhe i shpetova nga duart. Ai vrapoi dhe u largua me makine. Pas kesaj ngjarjeje, nena me dergoi per te jetuar tek gjyshja, ne anen tjeter te qytetit. Im ate u shqetesua shume nga kjo ndodhi dhe me mori me vete. Ne ate kohe une shkova te jetoj ne Bazel te Zvicres. Ime me nuk mund te vinte me mua, por me premtoi qe do te vinte te me shihte. Mendoj qe, ajo ishte hera e pare ne jete qe m’u thye zemra. Nena qendroi ne Shqiperi e vetme, megjithese e dinte qe ndodhej ne rrezik. Eksperienca e largimit nga Shqiperia, nje prej vendeve me te varfra, per ne Zvicer, nje prej vendeve me te pasura, me ka mbajtur gjithmone mberthyer. Te dyja ndjesite i mbaj me vete edhe sot e kesaj dite.

ZVICRA
Kur me ne fund nena vendosi te vinte per te jetuar me mua ne Zvicer, ishte per te hera e pare qe dilte jashte shtetit. Atehere ajo ishte 45 vjeçe, e divorcuar dy here, e me dy femije! Ajo eshte frymezim per mua, sepse e nisi jeten edhe nje here nga e para, gjeti dashurine e vertete dhe u martua serish. Njerku im mendonte se ajo nuk duhet te punonte, por nena ishte e vendosur. Mesoi gjermanishten per tete muaj dhe vazhdoi mesimdhenien. Madje arriti te fitonte me shume para se i shoqi. Me vone ajo ndermori dhe nje nisme, per t’u ardhur ne ndihme femrave ne nevoje. E quajti “Drita”. Ajo ndihmonte emigrantet te integroheshin ne shoqerine zvicerane. Shume prej tyre nuk flisnin gjermanisht dhe ishin te varfer. Vitin e fundit kjo organizate fitoi çmimin UNESCO, gje qe me beri te ndihem shume krenare per gjithçka ka arritur. Ajo eshte modeli im, gjithmone ka qene unike. E mori jeten ne dore dhe gjeti rrugen e saj.

MODELINGU
Gjithmone e kam ditur se doja te behesha modele, qe kur isha vetem 5 vjeçe. Madje edhe ne Shqiperi fitoja çmime ne lagje apo ne shkolle. Ishte gjeja ime. E kam dashuruar pozimin perpara projektoreve. Kur u vendosa ne Zvicer, i gjithe ky pasion mori fund, pasi babai interesohej vetem per shkollen. Isha shume e gjate. Kur mbusha 18 vjeç, provova seriozisht te beja modeling. Sapo kisha mbaruar shkollen dhe jetoja ne Zyrih. Ne ate kohe u ktheva per here te pare ne Shqiperi, qysh prej dites qe isha larguar, dhe çmendurite filluan sapo zbrita ne toke. Ne Dogane me ndaloi polici. Ai thirri dike qe njihte nga organizatoret e “Miss Shqiperise” per te pyetur nese une mund te perfaqesoja vendin. Une nuk desha atehere. Isha modele dhe doja te kuptoja se si do te shkonte. Por pas atij takimi une u lidha me Fadil Berishen. Fadili eshte nje fotograf mjaft i njohur e i kerkuar ne Nju Jork, por eshte shqiptar. Ne te dy u kuptuam menjehere. Keshtu nisi karriera ime, vetem se rashe ne kontakt me te. eshte çmenduri!

KARRIERA
Pas kesaj prenotova nje bilete per ne Nju Jork dhe Fadili me beri setin e pare fotografik. Qysh prej femijerise kur shkova per vizite me familjen e tim eti ne Queens, e kam ditur qe Nju Jorku do te ishte shtepia ime. Fadili me tha qe, fillimisht duhej te kthehesha ne Europe per te krijuar librin tim si modele. Nuk doja te largohesha. Amerika ishte vendi ku doja te punoja. Nuk me pelqente te punoja ne Europe. Energjia e njeriut shuhet kur e di qe ndodhet ne vendin qe nuk i perket. Ne subkoshiencen time une e dija qe nuk i perkisja atij vendi. Ishte pikerisht atehere, kur ne Milano pashe ne “MTV”, nje reality show mbi modelingun, qe behej ne Miami, dhe menjehere kuptova qe ishte per mua, qe ishte vendi ku duhej te punoja. Nese nuk do te shkoja ne Nju Jork, do ta nisja atje krijimin e librit tim te modelingut. Nje jave me pas fluturova per ne Miami. Qendrova nje nate ne qender dhe pashe çdo agjenci mode te qytetit. Te nesermen ne mengjes u zgjova dhe shkova tek secila prej tyre. Nuk pata frike, edhe pse s’kisha lene asnje takim gjekundi. Ne agjencine e pare, eca drejt tyre teksa po hanin dreke e u thashe “Pershendetje, jam Anxhela. Jam nga Shqiperia, por jetoj ne Zvicer. Kam ardhur se dua te behem modele”. Pastaj shkova tek “Next” dhe “Front Management”. Te dyja me thane “Po”, por une nuk kisha vize. As nuk e dija qe me duhej nje e tille. Bera nje marreveshje me agjencine, qe te punoja per ta e te mos paguhesha, vetem qe te rrija ne Miami. Ne ate menyre nuk me kerkonin vize. Ata paguanin biletat e mia, apartamentin dhe çdo gje tjeter, por une nuk merrja asnje fitim nga setet fotografike dhe isha shume mire. Nderkohe krijova katalogun tim te pare dhe nisa karrieren time. Ne mendjen time vazhdoja te isha e fiksuar qe te shkoja ne Nju Jork. Pas tre muajsh ne Miami, kerkova nga agjencia ime qe te me dergonin atje, por serish me thane te pres. E urrej pritjen! Kisha nje mik ne Miami dhe shkova te jetoja ne nje apartament me te ne Brooklyn. Shkova tek “Elite” dhe me kujtohet qe Marcos Olazabal po bente casting. Ai me zgjodhi mua. Ishte realizimi i nje endrre. Agjencia “Elite” ishte me e mira atehere. Brenda 7 muajsh une kisha pune pa fund dhe mora vizen e apartamentin tim, i cili kushtonte 3500 dollare ne muaj. Ishte çmenduri! Fadili dhe une u beme shume te afert me pas. Ai u be mentori im. Ishim te dy shqiptare dhe ai kujdesej per mua. Pas pjesemarrjes ne aktivitete dhe nje pune te madhe, une nisa edhe biznesin tim, nje linje bikinish.

E TASHMJA
Gjithmone kam dashur te jem nje “businesswoman” dhe te kem diçka me te madhe se thjesht modelingu. Koleksionin e pare e prezantova ne 2012-en ne Miami Fashion Week, nje eksperience e mahnitshme. Ishte e çuditshme, pasi une mblodha shoqet e mia modele per ate show. Shihja vajzat qe kishin filluar njesoj me mua rrugen e modelingut, ndersa tani isha une qe u beja casting atyre. Kjo tregon se sa e çmendur mund te jete jeta. E njihja mire ndjesine e vajzave, ndaj u thashe te benin qejf, pasi ajo nate ishte vetem e jona. Keshtu kam qene gjithmone. E bej punen dhe besoj ne te. Keshtu i kam bere gjerat gjithe jeten time. Ne pese vjet… mendoj se ne pese vjet bota u be shtepia ime. Kam nje vend ne Zvicer, nje ne Nju Jork, nje ne Shqiperi, dhe do te shkoj kudo ku eshte puna. Nuk dua te jem e kufizuar. Urrej gjithçka qe mundohet te me kufizoje. Me merr gjithe lumturine qe kam. Mendoj se kudo mund te jete shtepia ime. Jeta ime ka qene si nje perralle dhe une dua qe e tille te jete deri ne fund!

(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)