Arbër Xhemali, garon në dy gara ndërkombëtare Bodybuilding, sfida e tejkalimit të vetvetes

 

2 herë Kampion Kombëtar në Bodybuilding, Arbër Xhemali në përgatitje për 2 konkurrime ndërkombëtare në BodyBuilding në Tetor 2017.

Arbër Xhemali, pas 8 vitesh në Itali është rikthyer në Shqipëri dhe prej 2015-ës ka hapur palestrën e tij “GESA Fitness” e ku i është përkushtuar bodybuilding-ut.

Arbri ka garuar në Itali në vitin 2013 në Kampionatin “ATENAS” e prej kohesh udhëhiqet nga trajneri i tij kulturist Alberto Clementi (ITA), një bodybuilder kampion i Italisë dhe fitues i titullit botëror në garat e WABBA e tashmë bodybuilder profesionist i IFBB.

Rezultatet e përkushtimit, stërvitjes, disiplinës dhe planit ushqimor strikt kombinuar, sollën fitoren e titullit Kampion Kombëtar në BodyBuilding 2016 në kategorinë -90 kg dhe Kampion Kombëtar në vitin 2017 në kategorinv -100 kg nga Arber Xhemali.

Tashmë është në fazën finale të javës së fundit ku do të garojë në dy gara përzgjedhëse në Itali në 28 dhe 29 Tetor 2017, të organizuara nga WABBA International. “Serge Nubret” Clasik (Gara e Bodybuilding & Fitness) në Peruggia më 28 Tetor 2017. Kjo garë është e vlefshme për përzgjedhjen dhe kualifikimet në Mister& Miss Universi 2017 që do të mbahet në Budapest, Hungari.

Gara e dytë është “Troffeo 2 Torri” (Trofeu “2 Kullat”) në datën 29 Nëntor.

Në të dy garat konkuron në disiplinën -90kg.

Si model i bodybuilding në fotografi dhe video, Arber Xhemali është bashkë-realizues i videos motivuese “The Champ – Kampioni”, një produksion tërësisht shqiptar, ku ai bashkëpunoi me pasion si një person që dëshiron të motivojë aspirantët e jetës së shëndeteshme, fitnesit dhe bodybuilding për të arritur rezultate më të mira të mundshme në palestër dhe për t’u bërë “kampionët” që janë destinuar të bëhen.

Duke u përkushtuar në të tilla arritje dhe standarde stërvitore profesionale tejet të larta, Bodybuildingu Shqiptar ka edhe një tjetër ambasador të denjë në garat ndërkombëtare. I urojmë Kampionit tonë Arbër Xhemali, suksesin e merituar!