Arbër Xhemali shpallet kampion duke fituar vendin e parë në Bodybuilding

 

Arbër Xhemali është shpallur kampion duke fitur dhe vendin e parë në Bodybuilding në garën “Serge Nubret” Classik, e zhvilluar në Periuggia të Italisë. 

Dy herë kampioni kombëtar në Bodybuilding, Arbër Xhemali, ka zënë vendin e parë dhe të tretë në dy garat ndërkombëtare, përkatësisht “Serge Nubret” Clasik (Gara e Bodybuilding & Fitness) në Peruggia më 28 Tetor, që ishte e vlefshme për përzgjedhjen dhe kualifikimet në Mister & Miss Universi 2017, që do të mbahet në Budapest, dhe në “Troffeo 2 Torri” (Trofeu 2 Kullat), ku mori medaljen e bronztë.

Në të dyja garat Xhemali konkurroi në disiplinën – 90kg. Shanset janë që ai të konkurrojë denjësisht edhe në “Mister Universi”, pse jo, të marrë rezultat historik për Shqipërinë. Pjesëmarrja e Arbër Xhemali ka arritur të hyjë në histori, pasi është hera e parë që një sportist shqiptar kualifikohet në finale.

Xhemali, pas 8 vitesh në Itali, është rikthyer në Shqipëri dhe prej 2015-s, ka hapur palestrën e tij “GESA Fitness”, ku i është përkushtuar bodybuilding-ut. Arbri ka garuar në Itali në vitin 2013 në kampionatin “ATENAS” e prej kohësh udhëhiqet nga trajneri i tij kulturist Alberto Clementi, një bodybuilder kampion i Italisë dhe fitues i tullit botëror në garat e WABBA dhe tashmë bodybuilder profesionist i IFBB.

Përkushtimi, stërvitja, disiplina dhe plani ushqimor strikt i kombinuar, sollën fitoren e titullin kampion kombëtar në Bodybuilding në vitin 2016, në kategorinë -90 kg, dhe kampion kombëtar në vitin 2017 në kategorinë -100 kg nga Arbër Xhemali.

Si model i bodybuilding në fotografi dhe video, Arbër Xhemali është bashkë-realizues i videos motivuese “The Champ – Kampioni”, një produksion tërësisht shqiptar, ku ai bashkëpunoi me pasion si një person që dëshiron të motivojë aspirantët e jetës së shëndetshme, fitnesit dhe bodybuilding.