Arditi tregon historine e tij te trishte te dashurise

Big Brother, Arditi tregon historine e tij te dashuriseNje histori e trishte dashurie, eshte ajo çka ka treguar nje nga banoret e Big Brother 7. Personazhi kryesor eshte Arditi, i cili para 5 vitesh ka qene i lidhur me nje vajze. Pas disa vitesh te ndare, ata vendosen te fejoheshin sebashku. Madje, sipas rrefimeve te Arditit, ai ishte fejuar me vajzen shqiptare. Kjo ishte edhe arsyeja qe ai u kthye ne Shqiperi dhe hapi lokalin, duke lene gjithe jeten qe kishte krijuar jashte.

Fejesa u be zyrtare, pavaresisht se prinderit e kishin keshilluar te mos i bente kaq shpejt gjerat, por dashuria per te e kishte verbuar. Ai tregon se ka pasur shume shoqeri me femrat per shkak te punes dhe kjo gje ishte shkaku kryesor i grindjeve mes tyre. Ai shton se ajo kishte nje natyre shume xheloze, qe e veshtiresonte shume marredhenien e tyre.

Madje Arditi tregon nje histori lidhur me te. Ajo i ishte zhdukur nje here nga syte dhe ishte kthyer pas disa oresh, duke i thene se ishte ne internet. Ai tregon se me sa stres i kishte perjetuar oret e kerkimit per te. Pavaresisht kesaj, ata vazhduan serish bashke, por ai hoqi dore nga lokali, pasi ajo e interpretonte si mos vemendje ndaj saj. Me pas u largua per ne Greqi se bashku me te, por pa ndryshuar asgje ne marredhenien e tyre, duke vazhduar te kishin te njejtat probleme. Ai tregon se ajo here pas here perpiqej te vriste veten, duke pire ilaçe.

Marredhenia mes tyre po degradonte çdo dite e me shume, duke bere jo vetem ata ta perjetonin kete, por edhe familja e tij, te cilet po stresoheshin çdo dite me ate situate. Ai tregon se nje here, ajo e vuri perballe nje zgjedhjeje, mes vetes dhe lokalit, nderkohe qe jeta e tij lidhej vetem me lokalin. Nevila, qe e ka degjuar kete histori, i sugjeron se me e mira do te kishte qene ta merrte ne lokal dhe ta njihnin te gjithe, me qellim qe kushdo qe afrohej, ta dinte qe ai aty, kishte te fejuaren. Nje menyre e tille mund te zbuste xhelozine e saj.

Edhe Juliana ishte aty gjate kohes qe Arditi tregonte, dhe komentonte here pas here. Ajo qe beri pershtypje, ishte fakti qe Juliana ishte gjithmone ne mbrojtje te vajzes qe Arditi tregonte, duke e krahasuar gjithçka me veten… Ne grup bashkohen edhe Matilda me Zhakun, duke vazhduar biseden mbi xhelozine dhe marredhenien ne pune.

(Ballkanweb)