Argjentina ne ‘revolte’. Te gjithe duan Icardi ne kombetare

Lidhur me artikullin:

Ata qe mungojne kane gjithmone te drejte. Veçanerisht nese ata qe jane te pranishem po kalojne nje “situate m…”, siç ka pranuar vete Leo Messi ne perfundim te ndeshjes Brazil-Argjentine, e fituar me rezultatin 3-0 nga brazilianet. Rezultati i radhes zhgenjyes per bardhekaltrit, qe aktualisht jane jashte Boterorit rus, ka kthyer ne mode temen e perjashtimit te Mauro Icardi-t nga kombetarja.

Fanella e kombetares per Maurito-n duket se eshte e mallkuar, duke pare se lojtari eshte grumbulluar vetem nje here ne 2013-en e larget dhe eshte aktivizuar vetem 7 minua (Uruguai-Argjentina 3-2). Por, tani, tifozet kane filluar te acarohen nga kjo situate: si mund te preferohet Pratto, pyesin veten, para njerit qe shenon gol ne çdo 4,3 gjuajtje ne porte dhe eshte golashenuesi me i mire i Serise A? Dhe a eshte e drejte te vazhdohet me Higuain, – lexohet akoma ne rrjetet sociale – shpesh ne hije ne ndeshjet e medha? Debati eshte i hapur, por tifozet e Argjentines duket se kane bere zgjedhjen e tyre. Edhe numrat jane kunder trajnerit Bauza: ne 5 ndeshjet e drejtuara nga ai, Messi me shoke kane marre vetem 5 pike. Dhe kane perfunduar jashte zones kualifikuese.

Akoma me i ashper ka qene qendrimi i mbajtur nga e perditshmja spanjolle “Marca”, ne editorialin e Fabian Torres: “Zoti Bauza, nese nuk keni nje numer telefoni te Icardi-t, lidhuni me Zanetti-n ose bashkeshorten e tij Wanda Nara. Dhe nese nuk pergjigjen, provoni te lidheni me zyren e shtypit te Inter-it ose me ‘Gazzetta dello Sport’. Dhe nese nuk pergjigjen perseri, mund te telefononi ‘Marca’-n, ua a japim ne numrin. Por bejeni, iu lutem, populli argjentinas do t’iu falenderojne ose do te jeni i detyruar ta shikoni Boterorin e Rusise duke mbeshtetur nje kombetare tjeter”. Nderkohe, Wanda Nara ka zgjedhur t’i dergoje nje mesazh te qarte bashkeshortit te saj nepermjet Twitter-it, ku e ka ftuar sulmuesin te mos dorezohet.