Argjentina pa trajner. Shkarkohet Jorge Sampaoli

Pavarësisht konfirmimeve që erdhën mesjavën e kaluar, Jose Sampaoli nuk do të jetë më trajner i Argjentinës. Lajmet më të fundit vijnë nga Argjentina dhe thonë se është arritur akordi për ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve.

 

 

Pas një takimi të presidentit të Federatës Argjentinase të Futbollit, me teknikun Sampaoli, është arritur marrëveshja për ndërprerjen e marrëveshjes, kundrejt një dëmshpërblimi prej dy milionë eurosh.

Lajmi është konfirmuar nga media të ndryshme në Argjentinë, ndërsa tashmë ka mbetur vetëm komunikata zyrtare e Federatës, që pritet të shpërndahet sot për mediat.

Jorge Sampaoli drejtoi Argjentinën në botërorin “Rus 2018”, ku skuadra u eliminua që në fazën e 1/8-ave, duke zhgënjyer totalisht. Tekniku përfundoi në qendër të kritikave, jo vetëm për listën prej 23 lojtarësh që mori në Rusi, por edhe për zgjedhjet e dyshimta në formacion.