Aritz Aduriz. Ky sulmues qe po i habit te gjithe ne Spanje

Lidhur me artikullin:

E veshtire per tu besuar? Nuk keni faj. Vete tifozet e Athletic Bilbao do te kishin qeshur nese dikush do t’i kishte thene se Aritz Aduriz do te permendej ne nje fjali me Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo Luis Suarez. Por ja qe po ndodh. Veterani qe se shpejti ben 35 vjeç eshte duke pushtuar listen e golashenuesve me te mire ne La Liga, duke shenuar me shume se Messi, Suarez, Benzema dhe Neymar kete sezon. Per ju qe nuk e ndiqni futbollin aq shpesh sa per ta njohur, mbase tani jeni duke pyetur veten se kush eshte ky Aritz Aduriz…

Aduriz shenoi golin e tij te 25-te ne fitoren 5-2 brenda ne shtepi kunder rivaleve baske Eibar. Sulmuesi i Real Cristiano Ronaldo eshte i vetmi lojtar qe ka shenuar me shume gola ne Spanje. Por fakti qe ai po shenon shume nuk e vetmja gje qe na ka terhequr vemendjen. Forma e tij fizike, guximi qe shfaq ne fushe po ashtu dhe ai super gol kunder Eibar, qe padyshim do te luftoje per çmimin “Goli i Vitit”, kane bere qe emri i tij te jete nje objekt bisede per te apasionuarit e ketij sporti. Si ka mundur Aduriz te jete pjese e aristokracise se golashenuesve ne La Liga? Nepermjet durimit dhe oportunizmit. Ai u rikthye ne Bilbao per here te trete ne vitin 2012, pasi kishte deshtuar te impresiononte kur ishte me i ri, duke pasur edhe konkurrencen e lojtareve si Llorente i cili luante i vetem ne sulm.

aduriz-2

Golat e Aritz Aduriz

Tashme, 2.5 milione eurot e shpenzuara per te duken shume pak, pasi ai ka shenuar 87 gola ne 161 takime. Jo vetem ne Spanje Aduriz u fut friken mbrojtesve, por edhe ne Evrope. Gjashte gola ka shenuar ai ne fazene grupeve te Europa League. Forma e tij eshte duke u perfolur shume, gazetaret kerkojne qe ai te perfshihet ne kombetaren spanjolle por takniku i “La Roja-s” gjate dhjetorit te kaluar nuk shfaqi shume optimizem. “Mbase do te thirret, por mbase edhe jo. Deri ne majin mars keto jane vetem spekulime.” Por Aduriz shpreson akoma, sidomos pasi edhe lavderimet e trajnerit spanjoll i cili e quajti formen aktuale te tij ‘fantastike’. “Jam i lumtur qe Vincente del Bosque, te cilin e vleresoj si person edhe si trajner, me mban mend akoma,” shprehet sulmuesi. Del Bosque thote se eshte duke marre ne konsiderate shume sulmues per ne Kampionatin Evropian, dhe Aduriz eshte nje nga ata.