1

Arkeologet nxjerrin ne drite ‘qyteterimin e ri’ ne Durres (Foto)

Fale nje projekti bashkepunimi mes arkeologeve shqiptare dhe atyre franceze, shtresa te reja helenistike te cilat shtrihen nen zbulimet arkeologjike romake, zbulojne misteret e historise mijevjeçare te Dyrrahut antik.

“Mund t’i imagjinosh ndersa bejne banjo te fresket ne kete zone ku po qendrojme tani, sikur te mos kene kaluar shekuj,” shpjegon arkeologia franceze prof. Abadie Reynal, shume e kenaqur per zbulimet e reja te nxjerra ne drite ne banjat publike poshte Pallatit te Kultures ne Durres.

Se fundmi, puna 1-vjeçare e arkeologeve te projektit Topografia e Epidam-Dyrrahut u shperblye pasi ata zbuluan rrenoja edhe me te hershme aty ku me pare ishin germuar banjat publike romake.

Nje bashkepunim mes Institutit Arkeologjik te Shqiperise dhe Universitetit Lion 2 te Frances, projekti synon te njohe zhvillimin topografik dhe urban te qytetit antik te Dyrrahut.

“Qeramikat tregojne se zbulimet tona datojne ne shekullin 3 perpara eres sone, pra kater shekuj perpara banjave romake qe njihen prej germimeve te viteve 1960 ne kete zone. Ky qyteterim i zbuluar se fundmi i perket periudhes helenistike”, tha per BIRN prof. Abadie Reynal, e specializuar prane Universitetit Lion 2 per tranzicionin helenistik-romak.

Ndersa shetit me shkathtesi ne zonen e germimeve ajo veren se puna me e fundit ka nxjerre ne drite nje shtepi helenistike me dy dhoma ne njeren prej te ciles ka ekzistuar nje mozaik tashme i shkaterruar.

“Arkitektura e perdorur ka qene mjaft e zgjuar dhe nga zbulimet kuptojme se qyteti ka qene i paster. Mund te imagjinojme se si infrastruktura rrugore e qytetit ka filluar te ngrihet nga periudha helene te ajo romake e bizantine” shpjegon Reynal.

Profesoresha mendon se ka qene pikerisht periudha romake ajo qe i ka dhene Dyrrahut te vjeter kapercimin gjigant drejt nje jete me te mire.

“Nen kembet tona ndodhen shtresa te qyteterimeve qe shtrihen pergjate 1000 viteve, kjo eshte diçka qe patjeter qe do t’i lere pershtypje te thella turisteve”, shton profesoresha Reynal.

Projekti Topografia e Epidam-Dyrrahut synon te krijoje brenda vitit nje harte arkeologjike GIS te monumenteve te zbuluara dhe te mbuluara te qytetit, te kryeje studimin gjeofizik permes soundimeve elektromagnetike dhe te perdore studimin gjeomorfologjik per te kuptuar evoluimin e qytetit perkundrejt detit.

“Durresi eshte nje qytet i cili ka fatin qe eshte banuar pergjate gjithnje historise se tij qe nga themelimi dhe kjo e ben ate te favorshem per kerkimet arkeologjike qe jane perhere ne evoluim,” tha per BIRN arkeologu Edi Shehu.

Sipas Shehut qyteti modern nuk te lejon shume mundesi qe te besh kerkime masive, ndaj ai dhe koleget jane te detyruar te punojne me zona te vogla germimesh, pjesa me e madhe e te cilave rimbulohen per t’u ruajtur te pademtuara.

“Vazhdimi i jetes ka çuar ne demtime te disa zonave te caktuara arkeologjike dhe per kete duhet qe te forcohen kontrollet institucionale dhe te rritet ndergjegjesimi i qytetareve,” shtoi ai.

Nje zbulim mjaft interesant ka dale se fundmi nga dheu ne kopshtin e Muzeut te Deshmoreve ne Durres. Ndonese te dhenat per ekzistencen e mundshme te tij kane ekzistuar qe prej germimeve te prof. Dr Fatos Tartarit ne vitet 1980, u deshen gati 36 vite per ta lokalizuar ate.

Arkeologu francez Arnaud Lefebvre ka germuar rreth tre metra thelle nen toke, duke keqyrur nga afer nje banje romake te zbuluar se fundmi.

“Kjo banjo romake me terakota dhe tulla eshte nje prove e rendesishme sepse tregon se kjo zone ka qene e urbanizuar. Ende nuk mund ta kuptojme vitin e sakte, por dime qe eshte romake,” tha per BIRN arkeologu Lefebvre.

“Ky zbulim na lejon te kuptojme zhvillimin urbanistik te popullsise se Durresit qe nga koha e romakeve deri te ribanimi ne mesjete dhe ne vazhdim ne shekullin e 20, te dhena qe ne nuk i kishim me pare”, shtoi ai.

Pasi te kene bere studimet e nevojshme, arkeologet do te mbledhin veglat e tyre te punes dhe do te bejne mbulimin e kesaj banjoje qe sipas tyre i ka perkitur nje familjeje te pasur pasi konsiderohet luksoze per periudhen.

Ashtu si koleget e saj franceze arkeologia Brikena Shkodra, ndodhet me ekipin e saj ne muret e jashtme te kalase se Durresit duke bere kerkime mbi sistemin e fortifikimit te periudhes bizantine prane Torres Veneciane.

Germimet dy metra te thella buze murit bizantin ndonese pa zbulime te reja perveç nje varri te zbuluar rastesisht, jane po aq te rendesishme per te kuptuar urbanizimin e qytetit te Durresit nder shekuj.

“Po kerkojme te gjejme prova qe konfirmojne ose hedhin poshte teorine e ngritjes se murit jugperendimor bizantin qe kalon nga Kulla Veneciane deri ne lartesine 98 metra te Vila e Zogut, mbi struktura me te hershme romake apo helenistike,” shpjegon arkeologia Shkodra per BIRN.

“Kerkimet tona tregojne se me shume gjasa kjo linje e anes jugperendimore te qytetit eshte ndertuar nga periudha bizantine dhe nuk eshte ngritur mbi struktura me te hershme. Kjo tregon se qyteti ne antikitet te vone merr shtrirje me te madhe se qyteti romak dhe pararomak,” shtoi ajo.

Dyrrahu i lashte besohet te jete themeluar nga fiset ilire ne shekullin XIII-XI para eres sone dhe e ka marre emrin nga dy mbreterit Epidamn dhe Dyrrah. Vendndodhja e favorshme buze detit Adriatik e beri ate nje port te rendesishem nderlidhes mes fiseve ilire dhe Europes ne lashtesi.

Ne duam gjithashtu te gjejme data dhe te dhena arkeologjike qe konfirmojne burimet historike per ndertimin e murit bizantin nga perandori Anastas, qytetar i Durresit,” perfundon arkeologia Shkodra.