Arktiku po shkrin me ritme te shpejta
Organizata Meteorologjike Boterore e OKB-se shprehu shqetesimin e saj te thelle ne lidhje me shkrirjen rekord te akujve arktike ne gusht dhe shtator te vitit 2012, qe theu rekordin e vitit 2007.
 
Ne fillim te vjeshtes se vitit 2012, i cili hyri ne dhjeteshen e viteve me te ngrohte qe nga viti 1850, siperfaqja e zones se mbuluar nga akulli ne Arktik ishte 3.4 milion km2, cka do te thote se ajo eshte zvogeluar me 18% ne krahasim me vitin 2007.
 
Sipas fjaleve te Sekretarit te Pergjithshem te organizates, Jarraud Michel, ky eshte nje “sinjal alarmues i ndryshimit te  klimes”.