Arlind Ajeti debuton me Torino dhe eleminon Ujkanin dhe Edgar Canin

Lidhur me artikullin:

Arlind Ajeti eliminon Edgar Canin dhe Samir Ujkanin nga Kupa e Italise. Sfida mes Torinos dhe Pises, qe ishte edhe nje derbi shqiptaresh, perfundoi me rezultatin 4-0, me te gjithe golat qe u shenuan pas perfundimit te kohes se rregullt. Kjo perballje shenonte debutimin e Ajetit ne ndeshjet zyrtare me skuadren “Granata”, qe duhet pranuar vuajti jo pak per ta eliminuar Pisen, ne radhet e se ciles Edgar Cani mbante edhe shiritin e kapitenit. Madje ne minuten e 60-te nje nderhyrje e gabuar e Ajetit ndaj Canit u ndeshkua me karton te verdhe nga gjyqtari.

Duhet theksuar se qe nga minuta e 77 Pisa luajti me nje lojtar me pak, pasi Lazzarri doli nga fusha i demtuar, nderkohe qe Gatuso i kishte kryer te tre nderrimet. Ne minuten e 3-te te 15-minuteshit te pare Adem Ljajic shenoi golin e pare, qe e cliroi psikologjikisht Torinon. Me pas per skuadren e Mihajlovic realizuan me radhe Maxi Lopez, Boye dhe Belotti. Ne fazen e 1/8-ave Torino do te perplaset e me Milanin.

sfiden tjeter te Kupes se Italise e transmetuar nga Supersport, Cesena befasoi Empolin, duke e mundur 1-2 ne fushen e toskaneve. Pas nje pjese te pare pa gola, takimi u zhbllokua ne minuten e 67-te nga Panico i Cesenes, por ne te 79-en barazoi Alberto Gilardino. Ne shtesen e pare Empoli u ndeshkua nga nje gol i dyte, i shenuar nga Rodriguez, qe i dha kualifikimin Cesenes.