Arlind Ajeti refuzon Pescara. Synon nje klub me te madh

Lidhur me artikullin:

Arlind Ajeti refuzoi transferimin te Pescara. Skuadra ku Ledian Memushaj mban shiritin e kapitenit cilesohej ne “pole” per sherbimet e mbrojtesit shqiptar, qe shkelqeu ne finalet e Kampionatit Europian.

Refuzimi i kuqeziut u konfirmua nga presidenti i klubit, Sebastiani. Ai deklaroi per mediat lokale, se mbrojtesi e refuzoi propozimin e paraqitur.

Oferta e abrucezeve duket se nuk e ka bindur 22-vjeçarin Ajeti. Behet fjale per nje oferte 4-vjeçare me rroge qe nga 350 mije euro ne sezonin e pare do te rritej deri ne 500 mije euro, plus shperblimet.

Gjithashtu klubi i Pescares synonte te perfshinte ne marreveshje edhe nje klauzole me vlere 5 milione euro per prishjen e kontrates, si edhe avantazhin qe nese skuadra nuk arrinte te siguronte mbijetesen ne Serine A, Ajeti mund te largohej si lojtar i lire, ashtu si ndodhi edhe te Frosinone.

Ne vendimin e mbrojtesit te Kombetares, per te mos pranuar kushtet e Pescara, duket se kane ndikuar oferta financiare, por edhe fakti qe Pescara nuk eshte nje skuader e madhe. Nga Seria A, interes per Ajetin kane shfaqur edhe Bologna e Torino, ndersa gares i jane shtuar edhe Lacio e Atalanta.

Situata e mbrojtesit mbahet nen vezhgim edhe nga Stoke City ne Angli, Werder Bremen ne Gjermani, AEK-u i Athines ne Greqi dhe Fenerbahce ne Turqi. Nje liste e gjate dhe me emra te rendesishem, nga e cila Arlind Ajeti do te beje zgjedhjen me te mire per karrieren, por edhe ne aspektin financiar.