Arlind Ajeti shume prane debutimit me fanellen e Torino

Lidhur me artikullin:

Po vjen momenti i debutimit te Arlind Ajeti ne Serie A. I demtuar ne fund te muajit gusht, 23-vjecari ende nuk eshte aktivizuar ne ndeshjet zyrtare me Torino, pavaresisht se gjendje e tij fizike gjate javeve te fundit eshte permiresuar ndjeshem.

Sipas mediave prane klubit “granata”, trajneri Sinisa Mihajlovic po e vlereson mundesine per t’i ofruar nje shans mbrojtesit shqiptar ne takimin e shtepise kunder Chievos, duke ulur ne stol nje mes Rossetinit dhe Castan. Arsyeja eshte e thjeshte: gjate muajit dhjetor Torino do te kete nje kalendar te ngjeshur, pasi do te luaje ne transferte me Sampdorian ne Marassi, ne shtepi me Juventus ne derbi, ne “San Paolo” me Napoli, per ta mbyllur me 22 dhjetor me Genoan, ndaj eshte shume i nevojshem aplikimi i rotacionit.

Ajeti mberriti ne vere te Torino si nje nga blerjet me te goditura, por demtimi i pesuar atehere kur konsiderohej titullar ne formacionin e Mihajlovic pati ndikim negativ ne formen e tij.

Mbrojtesi kuqezi ka humbur edhe ndeshjet e kombetares ne kuader te eliminatoreve te boterorit me Maqedonine, Lihtensteinin, Spanjen dhe Izraelin. Madje ne takimin e fundit ne “Elbasan Arena” kunder izraeliteve, edhe pse u grumbullua nga De Biasi, qendroi ne tribune.