Armando Sadiku: “Shpresoj te jem ne fushe kunder Izraelit. Kualifikimi? Te shohim”

Lidhur me artikullin:

Bomberi kuqezi rrefehet per “Sport Ekspres”: “Po bej te pamunduren qe te kthehem ndaj Izraelit, por s’eshte ne doren time plotesisht. Me De Biazin raport fantastik, por edhe me shoket e ekipit dhe stafin. Me Spanjen s’gabuam asgje, thjesht ata ishin shume me lart. Shanset per kualifikim? Te shohim…”

11.10.2015… Ka kaluar me shume se nje vit qe prej kesaj date, ose me sakte, mbremje historike, edhe pse ne mendjen e te gjitheve do te mbetet ai festim i Armando Sadikut, qe shkruante “vargun e trete” te nje “poezie” shqiptare ne Jerevan te Armenise. Aty ku kombetarja e Shqiperise, drejtuar nga Xhani de Biazi, do te hapte sirtarin dhe do te “nxirrte”prej tij endrren e madhe te quajtur Europian, duke e realizuar. Ajo enderr u realizua edhe nga djaloshi i lindur ne Elbasan, qe nuk u mjaftua me kaq, por la gjurmet e tij edhe ne France, duke mposhtur Rumanine ne sfiden e fundit te grupit. Ate qe shume figura historike te kombetares kuqezi do te kishin dashur te benin, u arrit nga Armando, nje emer i vendosur ne nder te Maradones nga i ati… Nje karriere qe ka folur gjithmone ne gjuhen e fjales “Gol”, sepse ne fushe, sulmuesi i Zyrihut, ka vetem nje objektiv: te dergoje topin ne rrjete. E ka bere 104 here deri tani, mes klubeve ku ka luajtur dhe ekipit perfaqesues. Adrenalina qe ka ne gjak eshte e pakrahasueshme, sa shpesh shkon edhe ne vetemohim dhe sakrifica te medha. Nuk guxojme te mendojme se sa e veshtire do te kete qene per te te ndjeke Shqiperi-Spanje nga krevati i spitalit, por guxojme te futemi brenda historise se nje sulmuesi qe eshte gjithmone ne kerkim te permiresimit dhe nuk kenaqet me pak. Per “Sport Ekspres”, nga Torino, ku ndodhet aktualisht, bomberi me nr.10 i kuqezinjve, rrefen gjithçka.

Armando, fillimisht, si po ecen rikuperimi?! Do te mund te shohim ne fushe per sfiden ndaj Izraelit, edhe pse koha eshte duke ecur dhe data 12 nentor eshte duke afruar?

Rikuperimi eshte duke ecur mjaft mire dhe jam i kenaqur. Vazhdoj te jem ne Torino, ku doktori i kombetares Luka Stezino eshte duke ndjekur riaftesimin hap pas hapi. Fiozioterapine jam duke e kryer te J Medical, qe eshte qendra e specializuar mjekesore dhe moderne e Juventusit, ndaj jam mese i kenaqur me faktin se si po shkojne gjerat.

Nuk iu pergjigjet pyetjes ashtu si duhet… Tifozet duan te dijne, kur do te kthehet Sadiku?

Nuk mund te flas une per kete, pasi jane disa afate kohore qe duhen respektuar dhe sidomos menyra se si te pergjigjet trupi, pasi nuk eshte e thene qe te kthehesh gjithmone ne nje date te caktuar, pasi mund te kete komplikacione, ashtu sikurse edhe lehtesime. Mund te them se duke u kuruar ketu ne Torino, ne keto kushte, kam fituar shume kohe.

Te kthehemi pak te ndjesia qe perjetove duke e ndjekur nga tv ndeshjen Shqiperi-Spanje, ne “Loro Boriçi”…

Ndjenjat dhe deshira per te qene ne fushe dhe te ndihmoja shoket e ekipit ishin te medha. Megjithate, djemte dhane maksimumin dhe shpirtin, pa diskutim. Duke u sakrifikuar per njeri-tjetrin. Spanja ishte shume me e forte dhe e meritoi fitoren.

Analiza e ndeshjes sipas teje: ku mendon se gabuam?

Nuk besoj qe jam i afte te bej nje analize te ndeshjes, pasi te gjithe, siç e thashe, dhane me te miren. Ajo qe mund te them eshte se nuk ishim perfekt, por problemi eshte se Spanja eshte shume me e forte dhe kete s’e them vetem une. E kam ndjekur ndeshjen nga sekonda e pare te e fundit dhe mund te them se nuk gabuan asnje pasim. Praktikisht, jane shume me lart, s’kam çfare te shtoj

Nese do te kishe qene ne fushe, me cilin nga futbollistet e Spanjes do te nderroje fanellen?

Te them te drejten, gjate karrieres time te deritanishme, nuk kam shkuar kurre te nje lojtar qe t’i kerkoj fanellen. Kush ka dashur uniformen time, ka ardhur dhe ma ka kerkuar. Por, e perseris, une kurre s’e kam bere. Edhe ndaj Spanjes vlen e njejta gje: s’do te shkoja t’ia kerkoja dikujt fanellen

Duke u ndalur te situata e grupit, nisur nga gjashte piket qe kemi mbledhur, sa larg mendon se mund te shkoje kjo Shqiperi ku t’i ben pjese?

Per momentin s’mund ta them, sepse do te ishte genjeshter, duke qene se do te riktheheshim te flisnim ne vitin 2017, ne ndeshjen e fundit… Por, ajo qe mendoj eshte se ne te gjithe si kombetare dhe komb, duhet ta enderrojme qe te shkojme ne Shqiperi.

Bonuçi-Kielini apo Pike-Ramos?!

Ne çkuptim?

Cila dyshe reparti ne mbrojtje eshte me e veshtire per t’u perballur?

Nuk flas dot pa luajtur kunder… Kur ta bej do te pergjigjem, sigurisht

Si ka ndryshuar Sadiku duke bere nje krahasim mes perpara dhe pas Europianit?

Pyetje shume e veshtire. Kete pyetje duhet t’ia beni shokeve te mi, se si kam ndryshuar. Por, ajo qe besoj eshte se jam i njejti djale qe kam qene, kokulur dhe punetor, si perpara dhe pas Europianit. Kam qendruar gjithmone me kembe ne toke dhe do te vazhdoj ta bej. Premtoj dhe besoj te vetja ime qe nuk do te ndalem dhe do te vazhdoje me pune dhe djerse, ashtu siç kam bere gjithmone.

Nese do te kishe mundesi te perdorje makinen e kohes dhe te ktheheshe mbrapa nder vite, çfare s’do te kishe bere? Ndonje gabim apo zgjedhje?
Shume gjera do te kisha ndryshuar…

Na mjafton njera?

Asnje koment…

Te kthehemi pak te e ardhmja juaj… A mund te na thoni pse qendruat ne Zyrih: ju mbajti klub kunder deshire (sepse i lidhur nen kontrate) apo nuk kishte oferta zyrtare?

Ashtu erdhi situata

Shpjegohuni me mire

Oferta kishte por klubi vendosi te me mbaje.

Motivi?

Duan te ringjiten ne Superligen zvicerane, duke qene se luajne ne nje kategori qe nuk i perket. Por, nuk eshte ne mendjen time se çfare do te ndodhe ne te ardhmen. Ajo qe dua eshte te sherohem sa me shpejt ne gju. Ne janar, do te shohim…

E megjithate, kategoria e dyte zvicerane, ku edhe ka nisur aventura jote jashte Shqiperise, nuk eshte ajo qe te perket…

Asnje lojtar i Zyrihut nuk eshte per kete kategori ku po luajme. Duhet te ngjitemi sa me shpejt ne Superlige.

Raporti me mister De Biazin…

I shkelqyer, shume i mire. Edhe me Paolo Tramexanin eshte shume i mire. Por, jo vetem kaq,por eshte me te gjithe personat qe punojne te ekipi kombetar. Raportet e mia jane te shkelqyera me kedo qe eshte pjese e kombetares.

Po lojtaret me te cilet ke me shume miqesi?

Nuk me pelqen te veçoj dike, pasi jam nje djale qe shoqerohem me te gjithe njesoj ndaj raporti eshte i shkelqyer me kedo. Edhe pse, do te veçoja pak fare Roshin…

Ne kohet e sotme, rrjetet sociale jane kthyer ne nje “epidemi” per futbollistet, qe kalojne shume kohe ne to. Po raporti yt me rrjetet sociale si eshte? Je i fiksuar?
Jam shume pak aktiv, per kete jua siguroj. Kam vetem instagram, ku publikoj foto nje here ne 3-4 dite…

Hobi yt, pertej futbollit?

Me pelqejne dokumentaret, filmat dhe te bej shopping. Dhe diçka tjeter…

Cila?
Ne kohen e lire, lexoj shume Kuranin

Nese Sadiku s’do te ishte bere futbollit, çfare pune do te ishte duke bere tani?

Çfaredo lloj pune, vetem per te ndihmuar familjen. Me jepet per çdo gje…

/sport ekspres