Arrestohet Guvernatori Fullani dhe inspektorja Golemi (video)

 

Drejtuesi i institucionit me te larte financiar ne vend, Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani eshte vene mbremjen e kesaj te Premteje ne prangat e Policise se kryeqytetit, nen akuzen se nuk ka ushtruar kompetencat e tij duke i krijuar keshtu kushtet e favorshme vjedhjes se 713 milione lekeve te rinj nga thesari i shtetit. Gjithashtu, ne ambjentet e Drejtorise se Policise eshte vetedorezuar edhe Inspektorja e Pergjithshme e Bankes se Shqiperise, Elivar Golemi, e perfolur se fundi ne media per refuzimin e njepasnjeshem qe i beri Kuvendit per te dhene shpjegime ne lidhje me kete skandal.
Ne nje deklarate per mediat, Prokuroria e Pergjithshme konfirmoi zyrtarisht arrestimet duke radhitur dhe shkeljet e konstatuara nga hetimet qe bejne pergjegjes Fullanin dhe Golemin. Arrestime te tjera mesohet te jene bere gjate kesaj dite, por ende nuk behen te ditur emrat e personave te vene ne pranga. Sakaq, te Shtunen, guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani do te dale para Gjykates per t’iu komunikuar masa e sigurise e dhene ne mungese ndaj tij.
Fullani ka zgjedhur nje mbrojtje te forte duke marre avokat, kreun e Dhomes se Avokatise, Maks Haxhine, i cili eshte takuar me Guvernatorin ne ambjentet e paraburgimit ne Drejtorine e Policise. Duke e vleresuar te paligjshem arrestimin e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Haxhia tha se do te kundershtoje kete vendim te Gjykates
Fullani u arrestua ne zyren e tij, Golemi u vetedorezua
Guvernatori Fullani u arrestua mbremjen e se Premtes ne zyren e tij te ndodhur ne seline qendrore te Bankes se Shqiperise ne sheshin “Avni Rustemi”. Kerkesa per arrestimin e guvernatorit Fullani, eshte dorezuar ne oren 16:00, ndersa arrestimi i tij eshte bere ne oren 19:45. Nderkaq, kryeinspektorja Golemi eshte vetedorezuar gjate oreve te mbremjes ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise. Ardian Fullani dhe Elivar Golemi ndodhen ne drejtorine e policise, ne dy biruca te veçanta. Mesohet se te arrestuarit s’kane pasur kerkesa te veçanta, vetem Fullani ka kerkuar ilaçet e tensionit.
Gjyqtarja Blerina Muca dha vendimin e arrestit per Fullanin e Golemin
Pas nje urdhri arresti te kerkuar nga prokurori Ramadan Troci dhe te leshuar ne fshehtesi te plote nga gjykatesja Blerina Muça ne Gjykaten e Tiranes rreth ores 19:45 skuadra e operacioneve speciale e policise se Tiranes ka arrestuar ne zyren e tij ne sheshin “Avni Rustemi” ne Tirane, Guvernatorin e Tiranes, Ardian Fullani.
Zbulohen shkeljet e Fullanit. Prokuroria: Nuk propozoi zv/guvernatorin. S’miratoi rregullohet e Emisionit, caktoi dy here te njejtin person per inventarizimet…dhe nuk interesohej per mbarevajtjen e veprimtarise se perditshme te Bankes
Ne nje deklarate per mediat, Keshilltarja e Prokurorit Fjorida Ballauri, tha se nga hetimet e filluara nga korriku 2014 per vjedhjen e BSh, Prokuroria ka arritur ne perfundimin se per shkak te mosveprimit te tyre Fullanit dhe Golemit, jane siguruar kushtet qe te cenohet siguria e parave ne thesar.
Sipas organit te akuzes, fakti qe Fullani nuk i ka propozuar Keshillit Mbikeqyres, zevendesguvernatorin e dyte te Bankes se Shqiperise, ka krijuar mangesi ne mbikeqyrjen e perdorimit te mjeteve financiare. Fullani gjithashtu, sipas Prokurorise, si kryetar i Keshillit Mbikeqyres nuk ka propozuar dhe miratuar rregulloren e Departamentit te Emisioni, duke sjelle keshtu cenimin e parave. Po ashtu, ne cilesine e drejtorit te pergjithshem ekzekutiv te Bankes se Shqiperise, Fullani nuk ka marre masat e nevojshme ligjore per zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve te Keshillit Mbikqyres.
Por sipas hetimeve te Prokurorise, guvernatori Fullani duket se nuk ka kryer as funksionin elementar ne krye te ketij institucioni, “mbarevajtjen e veprimtarise se perditshme te Bankes se Shqiperise”. Hetimet e deritanishme kane evidentuar gjithashtu faktin se Fullani ne komisionet e ngritura per kryerjen e inventarizimit te detyrueshem periodik te vlerave monetare ne Banken e Shqiperise ka caktuar dy here te njejtin person. Ky person, aktualisht eshte ne hetim per “shperdorim detyre” ne kuader te ketij procedimi penal.
Deklarata e Prokurorise se Pergjithshme
Me kerkese te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, gjykata ka vendosur masen e “arrestit me burg” per shtetasin Adrian Fullani, me detyre Guvernator i Bankes se Shqiperise, si edhe per shtetasen Elivar Golemi, me funksion Inspektor i Pergjithshem ne Banken e Shqiperise, te dyshuar per vepren penale “shperdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Vendimi i gjykates eshte ekzekutuar nga forcat e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane pasditen e se Premtes, dt. 05.09.2014.
Ne vijim te hetimeve per vjedhjen e nje shume te konsiderueshme parash ne Banken e Shqiperise, te filluar ne muajin Korrik 2014, Prokuroria e Tiranes ka arritur ne perfundimin se dy zyrtaret e larte te ketij institucioni, per shkak te mosveprime te tyre, kane krijuar kushtet qe te cenohet siguria e parave ne administrim te Bankes se Shqiperise.
Ne menyre te permbledhur, nga hetimet e deritanishme, rezulton se, shtetasi Adrian Fullani, ne cilesine e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, i cili eshte njekohesisht Kryetar i Keshillit Mbikqyres dhe Drejtor i Pergjithshem Ekzekutiv i saj, ka shkelur ligjin si me poshte:
Se pari: Nuk i ka propozuar Keshillit Mbikqyres, zevendesguvernatorin e dyte te Bankes se Shqiperise, duke krijuar nje boshllek ne permbushjen e detyrimeve te ketij funksioni. Duhet theksuar se ky funksion i munguar duhet te trajtonte drejteperdrejte administrimin, mbikqyrjen dhe zbatimin e akteve proceduriale per perdorimin e mjeteve financiare.
Se dyti: Ne cilesine e kryetarit te Keshillit Mbikqyres, nuk ka ushtruar kompetencat e tij per propozimin e nismave juridike te funksionimit te Bankes se Shqiperise, si detyrim qe buron nga vendimi i Keshillit Mbikqyres Nr.13 date 22.02.2006. Pra me nisjen e funksionimit te departamentit te Emisionit, ku ka ndodhur edhe vjedhja, Keshilli Mbikqyres duhej te propozonte e miratonte rregulloret perkatese per funksionimin e ketij departamenti. Nga hetimi ka rezultuar se keto rregullore nuk kane ekzistuar per nje kohe shume te gjate, gje e cila ka sjelle cenimin e parave.
Se treti: Ne cilesine e drejtorit te pergjithshem ekzekutiv te Bankes se Shqiperise, nuk ka marre masat e nevojshme ligjore per zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve te Keshillit Mbikqyres. Nder to, mund te permendet zbatimi i politikave te miratuara nga Keshilli Mbikqyres, per mbarevajtjen e veprimtarise se perditshme per administrimin e procedurave ekzekutive, si dhe per qeverisjen e puneve administrative te veprimtarise se Bankes se Shqiperise.
Se katerti: Guvernatori eshte i ngarkuar me mbarevajtjen e veprimtarise se perditshme te Bankes se Shqiperise, pergjegjesi te cilen nga analiza e hetimit ne kuader te procedimit penal, rezulton qe nuk e ka ushtruar.
Se pesti: Ne kundershtim me nenin 8 te rregullores “Mbi inventarizimin e vlerave materiale e monetare ne Banken e Shqiperise”, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, ne komisionet e ngritura per kryerjen e inventarizimit te detyrueshem periodik te vlerave monetare ne Banken e Shqiperise ka caktuar dy here te njejtin person. Ky person, aktualisht eshte person ne hetim per “shperdorim detyre” ne kuader te ketij procedimi penal.
Po ashtu, ne menyre te permbledhur, nga hetimet e deritanishme, rezulton se shtetasja Elivar Golemi, me funksion Inspektor i Pergjithshem i Bankes se Shqiperise, ka shkelur ligjin si me poshte:
Se pari: Nuk ka ushtruar auditim konform ligjit per Banken e Shqiperise dhe rregullores se departamentit te kontrollit, proces i cili eshte pergjegjesi e drejteperdrejte e Inspektorit te Pergjithshem.
Se dyti: Ka vepruar ne kundershtim me kuadrin ligjor perkates, sa i takon ushtrimit kontroll kontabel te brendshem, si edhe kontrolle te brendshme periodike per administrimin dhe operacionet e Bankes se Shqiperise, me qellim qe te sigurojne mbarevajtjen e zbatimit te ligjeve dhe te akteve nenligjore ne Banken e Shqiperise. Duke mos realizuar kontrolle periodike, nuk i ka dorezuar Keshillit Mbikqyres raporte e rekomandime per llogarite dhe regjistrat, si dhe per procedurat buxhetore kontabel dhe kontrollet e Bankes se Shqiperise.
Se treti: eshte pergjegjesi e drejteperdrejte e Inspektorit te Pergjithshem te Bankes se Shqiperise qe Departamenti i Kontrollit nuk ka ushtruar auditim finaciar periodik ne Departamentin e Emisionit per vitet 2012, 2013 dhe 2014, pikerisht ne vendin dhe gjate periudhes kohore ku dyshohet se eshte kryer vjedhja.
Se katerti: Ne baze te komunikimit shkresor, ne kuader te ketij procedimi penal, rezulton se Inspektori i Pergjithshem nuk i ka ushtruar funksionet e tij, pasi veç raportit te vitit 2011 dhe projekt-raportit te vitit 2014, nuk ka mbajtur asnje raport apo audit ne arken per veprim dhe ne arken stok, pikerisht ne arkat ku i dyshuari kryesor per vjedhjen ka deklaruar se ka marre shumen e madhe te parave.
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane po vijon me hetimin e kesaj çeshtje, ku fokusi kryesor vijon te mbetet destinacioni i shumes se vjedhur.
Aktualisht, 19 te ndaluar per vjedhjen ne Banken e Shqiperise
Deri ne keto momente numri i te ndaluarve arrin ne 19, edhe pse per 5 prej tyre eshte dhene masa e sigurise “arrest shtepie”. Ne grupin e pare te te arrestuarve benin pjese edhe punonjesit e Bankes se Shqiperise Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia, dy te akuzuarit kryesore per vjedhjen e kryer ne Banken e Shqiperise, ndersa ne grupin e dyte benin pjese inventarizuesit. Ish-pergjegjesi i arkes stok ne deshmite e tij ka deklaruar se e ka kryer i vetem vjedhjen e 713 milione lekeve te rinj, brenda nje periudhe 4-vjeçare
Haxhia: Do kundershtojme vendimin, arrestim i paligjshem
Pas takimit ne Polici, avokati Maks Haxhia thote se ai dhe klienti i tij Ardian Fullani do te kundershtojne vendimin e Gjykates, me argumentin se ky vendim nuk ka te beje me kete rast. Avokati Haxhia tha para kamerave se “ndalimi i Fullanit eshte i paligjshem”.
Avokati Haxhia: S’me lejojne ta takoj. Policia: S’ka prokure
Pas arrestimit te Guvernatorit te Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, ne drejtorine e Policise ka mberritur edhe avokati i tij Maks Haxhia. Duke folur per mediat, avokati Haxhia thote se ende nuk ka asnje informacion lidhur me menyren sesi eshte ndaluar klienti i tij. Ndersa mendon se arrestimi i klientit te tij nuk eshte i drejte, pasi sipas tij nje vendim gjykate leshohet ne rastet kur i akuzuari i shmanget drejtesise. Haxhia thote se ka ardhur te takoje klientin e tij, por nuk eshte lejuar duke e cilesuar kete nje veprim te padrejte. Ndersa sipas policise, avokati Maks Haxhia nuk disponon nje prokure per te perfaqesuar juridikisht Fullanin.
“Une u paraqita, prezantova karten e identitetit, dhe kerkova qe te takohem, me thane qe do me njoftojne. eshte nje shkelje e kushtetues. Ne momentin qe ndalohet nje perosn i lind e drejta per t’u takuar me avokatin e tij. Jkam te drejte te takohem me te te konsulton. Kur ma bejne mua qe jam kryetari i avokateve, imagjino çfare i bejne kolegeve te mi.
Per sa kohe ai eshte aty ose eshte ndaluar per ty pyetur, por nga menyra si eshte ndaluar nuk mund te them se eshte nje menyre delikate. Ose mund te jete nje vendim i marre nga gjykata por edhe kjo me surprizon, pasi nje vendim gjykate jepet ne ato raste kemi te bejme vetem me nje person qe i shmanget drejtesise”, tha avokati Maks Haxhia.

19 personat e ndaluar per vjedhjen e thesarit te shtetit. LISTA
1.Ardian Fullani- Guvernator i Bankes se Shqiperis.
2. Elivar Golemi- Kryeinspektorja e Bankes se Shqiperise
3.Ardian Bitraj-Pergjegjes i zyres se stokut te Thesarit.
4.Mimoza Bruzia- punonjese ne Departamentin e Emisionit.
5.Petrit Ramohitaj- Pergjegjes i arkes ne veprim, ne Departamentin e Emisionit ne Banken e Shqiperise
6. Liljana Tusha – Specialiste e arkes ne veprim, ne Deprtamentin e Emisionit ne Banken e Shqiperise
7.Lavdim Cani- Specialist i arkes stok(tranzit) prane Deprtamentit te Emisionit ne Banken e Shqiperise
8.Myzejen Belba- Specialiste e arkes stok(tranzit) prane Deprtamentit te Emisionit ne Banken e Shqiperise
9.Dhimiter Davidi- Vezhgues-operator prane departamentit ne sigurimin dhe mbrojtjes ne Banken e Shqiperise
10.Klevis Bejtja- nipi i Ardian Bitrajt, jo punonjes i Bankes.
11.Bashkim Xhilaga- Shef i arkes stok dhe ne veprim.
12.Dorian Çollaku- Drejtor i Thesarit
13.Gentian Jahja
14. Ilir Dedja
15.Emiljano Lamçe
16.Mehdi Marku
17.Bahri Allushi
18.Mehdi Molla
19.Fatbardha Gurthi

 

 

shqiptarja.com