Arrestohet per postimin e fotografive komprometuese ne Fb

Nje person ne rajonin e Prizrenit do t’i mbaje plote 48 ore burg, per shkak te nje publikimi qe ka bere ne rrjetin social Facebook – pa lejen e personit adekuat.
Sipas Policise rajonale te Prizrenit, personi i dyshuar mashkull, pa lejen e ish te fejuares se tij (me te cilen nuk jane bashke), ka postuar fotografi komprometuese me qellim te demtimit te nderit dhe autoritetit te saj.

Sipas Policise, i dyshuari eshte burgosur, per shkak se i njejti ka konsumuar elemente te vepres penale: “Fotografim dhe incizim i paautorizuar”.

Ne kete rajon, po ashtu eshte shenuar edhe nje rast tjeter denoncimi ne Polici. Sipas Policise, dy viktima femra ne dy raste te ndara kane denoncuar ne polici raste te shantazhit dhe fotografimit te paautorizuar.

“Rasti i pare eshte paraqitur nga nje femer e cila ka informuar policine se nje i dyshuar i kishte shkruar mesazhe ne telefon me te cilat i bente shantazh te njejtes se nese ajo nuk pranon qe te kete lidhje dashurie me te, ai do t’i publikonte disa incizime komprometuese per viktimen. Nderkaq, viktima e ka kerkuar ndihmen e policise dhe pas hetimeve fillestare eshte gjetur i dyshuari i cili gjate intervistes i ka thene policise se nuk posedon kurrfare incizimi, por kishte pasur per qellim te siguroje per vete favore seksuale”, thuhet ne njoftimin e Policise.

Lidhur me rastin eshte informuar prokurori i cili ka sugjeruar qe i dyshuari te ndiqet penalisht sipas procedures se rregullt.

/Telegrafi/