Arrihet akordi me De Biasi. Ja sa do te perfitoje tashme tekniku italian

Lidhur me artikullin:

Dje eshte zhvilluar mbledhja e radhes e Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se, e para per vitin 2016. Tema kryesore e saj ka qene kontrata e trajnerit te kombetares, Gianni De Biasi. Ky i fundit, sipas burimeve te sigurta nga ekzekutivi i futbollit shqiptar, ka kembengulur fort, qe prej dites se kualifikimit te kuqezinjve ne “Euro 2016” per te pasur rritje te rroges. Kete kerkese ia ka perseritur here pas here presidentit Armand Duka, qe te vijoje bashkepunimi.

Presidenti i FSHF-se ka kerkuar edhe mendimin e anetareve te KE-se, edhe pse e ka tager te vetin marreveshjen me trajnerin e kombetares, qofte per emerimin dhe shkarkimin, qofte per termat financiare te kontrates. Ka pasur anetare, qe kane kerkuar vazhdimin e kontrates aktuale, e cila me kualifikimin ne Europian eshte rinovuar automatikisht. Natyrisht, ekziston mendimi se De Biasi po perfiton nga rasti, duke marre te gjitha meritat mbi vete, edhe pse ne FSHF thone se ka shume faktore per suksesin e kombetares, çka trajneri italian e di fare mire…

Sidoqofte, ne mbledhjen e djeshme ka mbizoteruar ideja per te ruajtur kete fryme pozitive ne kombetare, te pakten deri ne finalet e “Euro 2016”. Kjo do te thote se eshte marre ne konsiderate kerkesa e 59-vjeçarit nga Sarmede, per t’iu rritur rroga ne masen 60 per qind. Pra, shtesa ne pagesen aktuale mujore, qe merr De Biasi, do te jete 60 per qind me shume nga janari e ne vazhdim. Me shifra te sakta nuk mund te flitet dot, pasi termat financiare te kontrates, asaj te deridjeshme, ruhen me fanatizem nga FSHF-ja.

Komiteti Ekzekutiv ka qene i nje mendjeje, po ashtu, qe pas kesaj rritjeje, nese De Biasi hedh te tjera “vickla”, apo kerkon largimin (ne mbledhjen e djeshme eshte folur per oferten kineze, qe i ka ardhur trajnerit te kombetares), te lihet i lire. Kuptohet, kjo gje vlen me shume pas finaleve te “Euro 2016”, sepse deri aty eshte i sigurte dhe do te kaperdihet sido te vijne punet nga FSHF-ja bashkepunimi. Kjo nuk vihet ne diskutim as nga De Biasi, sidomos pas kesaj rritjeje te rroges. Ne kontrate ka nje klauzole, qe thote se ne rast te prishjes se njeanshme te marreveshjes, demshperblimi eshte 100 mije euro.

Trajnerit kuqezi i eshte garantuar mbeshtetje maksimale ne kete periudhe, kur do te behen pergatitjet per fazen finale te Europianit, por ka pasur anetare te Komitetit Ekzekutiv qe kane ngritur shqetesimin e nje angazhimi tjeter te mundshem te De Biasi, si shkes i transferimeve te lojtareve kuqezinj. Kjo gje eshte pershendetur, nese behet per sistemimin e lojtareve te kombetares ne klube te ndryshme, por duhet ndaluar nese kalon caqet dhe kthehet ne menaxhim te mirefillte. Jo aq per ndonje perfitim te trajnerit, se sa per interferim ne perzgjedhjen e lojtareve ne kombetare.

Shqetesimi ka qene i ketij lloji: Lojtaret, edhe ata qe De Biasi ka sugjeruar per klube te ndryshme, duhet te jene ne listen e 23 te federuarve ne UEFA per Kampionatin europian te kesaj vere ne baze te merites, te paraqitjes ne skuadrat ku luajne, jo prej gjerave dhe afiniteteve te tjera. Ne kete pike eshte sugjeruar qe roli i drejtoreit teknik ne kombetare, ai qe funksionon mes trajnerit dhe presidentit, te jete me vendimmarres ne rastet kur mendohet se i hahet haku dikujt ne kurriz te nje tjetri.

Burimi brenda Komitetit Ekzekutiv tha per “Telesport.al” se ka pasur presion dhe lojera nga ana e De Biasi per te perfituar domosdo rritje te pages. Thene ndryshe, FSHF-ja eshte dorezuar me ne fund para kerkesave te tij financiare, te pakten deri ne finalet e “Euro 2016”. Me pas, ka gjasa qe topi te nderroje fushe…