Arsenal mendon per Roberto Mancini si pasues te Wenger

Lidhur me artikullin:

Francezi ka qe ne vitin 1996 qe eshte ne krye te “Topçinjve”, por momentalisht ndodhet nen presion te madh teksa vete tifozet e tij kerkojne largimin per arsye se nuk po arrin te shfrytezoje sezonin me te pershtatshem per t’u shpallur kampion. Trajneri i Inter Roberto Mancini, i cili udhehoqi Manchester City drejt titullit ne vitin 2012, po perflitet si pasardhesi i mundshem i Wenger. Francezi ka revolucionarizuar futbollin anglez kur erdhi te Arsenal 20 vite me pare. Ai ka fituar 3 tituj kampion dhe 6 here FA Cup. Gjithsesi, deshtimi per ta fituar titullin prej 12 vitesh ka bere qe tifozet te jene te pakenaqur me trajnerin.

Ky sezon dukej si nje mundesi perfekte per francezin te perfundonte thatesiren tij, teksa Chelsea dhe ekipet e Machester nuk jane te perfshira ne luften per titull. Prape, Arsenal mbeten tete pike larg kryesuesve te Leicester, madje duke u parakaluar edhe nga Tottenham. Stili i Mancini eshte shume here me konservativ se ai i Wenger, por ai e ka vertetuar qe di te korre sukses ne Premier League, teksa fitou dy trofe te rendesishem gjate tre viteve nen drejtimin e City.