Arsyet perse Pep Guardiola u largua nga Bayern Munchen

Lidhur me artikullin:

Kur mbyllet nje dashuri eshte gjithmone ndjesia se nuk u kuptuat deri ne fund nga partneri. Mes Guardiola dhe Bayern, ndoshta, dashuria nuk ekzistoi kurre dhe ne kete menyre, ne qershor 2016 palet do te “divorcohen”, pa e kthyer koken mbrapsht. Ne total ka pasur pese “debate” qe jane mbyllur me perplasjen e deres, numer i madh per te vazhduar bashkepunimin me dashuri…

Pep Guardiola do te largohet nga Bayern ne qershor 2016 Bayern eshte nje nga ekipet me te forta te botes. Bilanci financiar eshte solid dhe e ardhmja duket e garantuar. Pavaresisht nga kjo, bavarezet, ndryshe nga klubet e tjera te Europes (skuadrat angleze mbi te gjitha) tregohen shume te kujdesshem ne punen e borxheve. Bilanci i klubi gjerman nuk duhet te jete kurre negativ.

Nese gjate veres se kaluar, Manchester City harxhoi 80 milione per te marre De Bruyne dhe Liverpool shpenzoi 41 milione per marre Firmino, gjermanet mendohen mire para se te hapin portofolin. Pep Guardiola eshte prane titullit te trete radhazi ne Gjermani Ne historine e lavdishme te klubit, qe ka qene gjithmone kompetitiv ne Gjermani dhe Europe, rekordi i parave te shpenzuara ne merkato ka qene 40 milione euro, per Javi Martinez, ne vitin 2012.

Ne veren e kaluar, objektivi kryesor ishte Di Maria, por kur u kerkuan 63 milione euro, Bayern u step dhe mori dy futbolliste te tjere Douglas Costa (30 milione euro) dhe Coman (7 milione euro huazim, plus 21 per blerjen perfundimtare). Pep Guardiola nuk ka qene dakord me merkaton e klubit Guardiola kerkonte nga klubi qe te shpenzonte me shume. Kjo filozofi ka sjelle perplasje te vazhdueshme mes trajnerit dhe drejtuesve, ne dy vite e gjysme, si pasoje e merkatos.

Problemi i pare kishte te bente me Toni Kroos. Futbollisti kishte kerkuar nje rritje page dhe klubi nuk ishte dakord, edhe pse diten e pare qe shkon ne Mynih, Guardiola kishte kerkuar qe Kroos te qendronte. Ne fund, lojtari u shit per 30 milione euro, ndersa ne vendin e tij erdhi Alonso. Guardiola do te donte qe gjerat te kishin qene ndryshe. Pep Guardiola eshte ne radarin e ekipeve angleze Ne vitin e tij te pare te punes ne “Allianz Arena”, Guardiola kerkoi te blihej Luis Suarez, por klubi vendosi te konfirmoje per nje sezon Mario Mandzukic, i cili nuk u be asnjehere pjese e planeve te Pep. Nje perplasje e bujshme eshte edhe ajo e Neymar. Kur Guardiola firmosi per Bayern i premtuan se mund te merrnin Neymar nga Santos, por braziliani shkoi te Barcelona.

Ish-trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, do te zevendesoje Pep Guardila te Bayern ne qershor Ne vend te Neymar, Bayern beri nje blerje me ekonomike, Mario Gotze nga Dortmund. Edhe pse Gotze ka shenuar golin e fitores ne finalen e Kupes se Botes 2014, marredhenia e tij me Guardiola nuk ka qene asnjehere e mire. Perplasja e fundit erdhi kete vere. Klubi i Bayern shpenzoi per te marre Vidal nga Barcelona, pavaresisht se Pep kishte deklaruar edhe publikisht se duhej nje mbrojtes krahu, duke qene se Lahm do te luante si mesfushor qendre. Pep Guardiola mori drejtimin e Bayern ne vitin 2013 Ardhja e Vidal beri qe Lahm te kthehej ne rolin e tij te vjeter. Gjate nje takimi me Rummenigge, gjate muajit tetor, Guardiola deklaroi: “Vetem Lahm eshte ne gjendje te me kuptoje.” Permendem pese diskutime merkatoje qe sollen “krisjen” e madhe mes Guardiola dhe Bayern. Keto ishin arsyet perse ish-trajneri i Barcelones vendosi te largohet nga “Allianz Arena”.