Arsyet pse askush nuk i beson institucioneve te Kosoves dhe pse ikin qytetaret jashte vendit

Blerim Burjani

1. Programi per te kthye qytetarit optimizmin dhe besimin

Per te kthyer besimin dhe dinjitetin qytetareve te Kosoves per momentin duket mision i pa mundshem , por mund ti kthehet ky besim ose se paku nje shprese e vogel po qe se ekziston vullneti politik i ketij koalicioni dhe mbeshtetja e opozites per te hartuar nje agjende te perbashket per te miren e shtetit tone , ose nese duhet konsensus duhet konstituohet nje qeveri konsolidimit te shtetit e perbere prej njerezve te gjitha partive qe jane te perfaqesuara ne kuvend. Jo te gjitha gjera kerkojne buxhet dhe shpenzime.
Kerkohet nje konsolidim i shtetit , besueshmeri dhe qendrueshmeria institucionale. Per te bere kete duhet te mbizoteroje vullneti politik.

Cilat masa duhet te ndermarrin per te permiresuar imazhin e Kosoves jashte dhe brenda vendit?

1. Luftimi i korrupsionit: duhet te merren masa konkrete dhe te epet mesazh i qarte nga shteti per te u ballafaquar me te gjithe ata te cilet kane shkel parimet dhe besimin e qytetareve. Te filloje nje hetim i gjere i te gjithe fuksionerve publike 2000-2015 pra deri me sot, menyra e pasurimit te tyre , shkollimin e perfunduar dhe marrjen e titujve akademik. Bashke partiaket perkatesisht partite politike duhet te bashkepunojne me prokurorin e shtetit per te pastruar shtetin nga plaçkat e deritashme.

2. Ndalja e nepotizmit institucional : Nuk duhet zgjidhur probleme personale, familjare, partiake, klanore dhe grupore njerezit te ashtuquajtur politikan, ata duhet te jene ne sherbim te qytetareve. Punesimi duhet te jete ekskluzivisht bazuar ne pervojen institucionale dhe nivelin e pergatitjes profesionale duke perfshire ketu edhe trajnimet e kryera profesionale. Punesimi nuk duhet te behet si rezultat i lidhjeve familjareve te politikaneve dhe njerezve me ndikim. Duhet te rishikohet punesimi ne sherbimin civil dhe ate publik, si dhe te rishpallen konkurse te reja per pozita te caktuara qe mbahen nga familjar dhe bashke partiak. Ne nje analize te deritashme te bere nga Instituti i Kosoves per Politika Zhvillimore rezulton se 70% e te punesuarve ne sherbimin civil dhe ate publik kane mbajtur pozita te larta publike pa shkollim superior madje edhe te sekretareve te pergjithshem pergjate viteve 2001-2011. Kjo eshte brengosese per te gjithe kuadrot reja dhe dekurajuese per kuadrot qe kane kryer shkollimin superior dhe studime pas diplomike edhe ne universitetet prestigjioze. Duhet te kryhet nje hetim nga inspektorati i punes apo KPMK per te rekomanduar masa tjera ne kete drejtim. Ne nje studim te IKPZH thuhet rreth 85% e te punesuarve vijne nga komunat tjera dhe qe nuk jane banore te Prishtines ose jane bere ne nderkohe banore te kryeqytetit. Kjo perqindje e larte tregon indikacionit e ndikimeve partiake nga regjionet qe vijne partite politike. 85 % te ambasadoreve te Kosoves dhe konsujt vijne nga PDK(shih listen e ambasadoreve dhe konsujve nga PDK dhe LDK ). Nje pjese tjeter vijne nga LDK .Shumica ambasadoreve jane politikane ose kane mbajtur pozita te larta partiake ,kjo do te thote se partite politike-shefat partiak jane te involvuar direkt ne caktimin e ambasadoreve te shtetit.

3. Partite nuk mund te jene mbi shtetin: partite jane mbi kushtetuten dhe ligjin , nje pjese e tyre nuk e din qe ka “institucione te rendit”,per ta jane vetem figurative, sipas tyre ata jane themelues te tyre dhe kane punesuar te aferm, familjar ose partiak te tyre ne keto institucione dhe per kete nuk kane nevoje ti “respektojne ato fare”.Sherbimi korrektues i Kosoves ka quar dore kahere nga njerezit e fuqishem te burgosur sa per sy e faqe , nje pjese e tyre shetitet neper qytet deri vone dhe kthehet sipas deshires se vet. Disa vizitojn QKUK sipas vullnetit te tyre dhe kerkesat per hospitalizim jane shtuar nga 95% te rasteve te burgosurve per krime te renda. Gjate ngerçit politik nje bllok i partive politike u moren me veprime antikushtetuese dhe lane penge themelimin e institucioneve te shtetit mbi 6 muaj, rezultoje me marrjen e postit te kryeministrit nga ana e LDK .Per ngerçin politik askush nuk u pergjigje para qytetareve per arsye te thjesht pse nuk u themeluan institucionet e vendit. Kjo nuk rezultoje ne marrjen e masave nga Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ka asnje kompetence te vetme ne çregjistrimin e partive politike qe mund te jene ne kundershtim me Kushtetuten e shtetit perderisa shteti i Sllovenise ka ne Ligjin per Gjykaten Kushtetuese kompetenca ne Nenin 68.4 thuhet: partite politike qe bien ndesh me kushtetuten e shtetit, ato çregjistrohen nga regjistri partive politike. Edhe shumica ligjeve Kushtetuese ne regjion ,e BE kane normative te qarte per partite politike qe definohen si grupe interesi apo organizata private ne rastet kur veprojne ne menyre antikushtetuese.

4. Te ndalet procesi i shtetit partiak ne Kosove: Shteti nuk eshte prone private e partive dhe lidereve politik,shteti eshte krijese e vullnetit t qytetareve. Ne emer te qytetareve nuk mund te thirren lidere te tille qe realisht nuk e kane fuqine elektorale ne pajtim me vullnetin demokratik te qytetareve , vetem 42% e qytetareve kane dal ne zgjedhjet e fundit edhe kjo nuk dihet sakte dhe duket te jene fryra , per zgjedhje te kryetarit te komunes se Ferizajt ne vitin 2012 jane dal vetem 27% te qytetareve. Partite politike vazhdojne te qendrojne ne pronat shoqerore dhe nuk paguajne qera. Nuk ka kurrfare transparenca mbi fondet financuese te partive politike dhe as te fushatave te tyre parazgjedhore.

5. Te behet rikonsolidimi i institucioneve te vendit: te themelohet institucion i pavarur nga kryeministri i shtetit ne bashkepunim me shoqerine civile dhe ekspert nderkombetar per te iu nenshtruar testit per sherbyesit civil dhe publik, dhe te filloje rikonsolidimi institucional.

6. Te ndalet punesimi partiak, klanor, familjar
Ne Kosove vleresohen si te pa pune mbi 50% te qytetareve, 30% e te punesuarve jetojne ne varfri perderisa 15 % jetojne ne varfri ekstreme. Sektori shteteror eshte punedhenesi me i madh por jo sektori privat. Sektori i ndermarrjeve publike eshte i kontrolluar nga partite politike ne pushtet. Ne sektorin publik ekziston nje vullnet personal i te punesuarve se a deshirojne te rrine deri ne fund te orarit te punes a jo?Nje pjese e mjekeve dhe te punesuarve marrin pa pagese per nje vite dhe punojne pune tjera brenda shtetit ose dalin jashte shtetit. Statistikat zyrtare nuk jane reale, ato reduktojne pa punesine , sipas tyre pa punesia sillet vetem 30.1% ne shtet. Realisht kjo i bie qe 70% e personave te moshes madhore dhe te afte per pune jane te punesuar ne sektorin publik, privat, sherbimin civil ose ne sektorin e bujqesise. Sektori i shendetesise vleresohet si tragjike pra shendeti publik , rreth 90% te qytetareve nuk kane sigurim shendetesor.

7. Konsolidimi i Universitetit te Prishtines , universitetet tjera tjera publike te behen vetem dege te UP.

8. Konsolidimi i shendetesise: Eshte nevoje emergjente qe te merren masa per te ndal biznesin me pacientet, nje numer i madh i mjekeve kane ordinanca private , dhe punojne ne QKUK dhe neper spitale regjionale e nje numer i madh i tyre marrin pushim pa pagese ne QKUK dhe punojne neper spitale te shumta biznesi qe jane licencuar ne Kosove. Nuk ka pas as kritere te mirefillta per licencimin e tyre. Megjithate ate jane funksional per te bere para ne kurriz te sherbimeve mashtrues ndaj pacienteve , duke iu marr shuma parash pa pas nevoje fare ,ose per ti derguar ne analiza te shumta mjekesore dhe pa trajtim te suksesshem .Korrupsioni , mashtrimi e ka katandisur shendetesine ,nje pjese e mjekeve dhe infermiereve po ikin nga Kosova per arsye thjesht biznesi. Shendetesia pa reforme epa kurrgje ,asgje prej deklarimeve te ish ministrit per shendetesi , ajo ishte reforme per matrapazet mjek, duke decentralizuar QKUK dhe klinikat i kane shnderruar ne principata dhe feud , dhe duke ndertuar bordin per te zgjedhe stafin menazherial ne tere Kosoven e ne fund dual edhe me keqja ne Ministri te Shendetesi ishin te zhytur ne korrupsion prej kreut te saj e me poshte. Qeveria aktuale ende as nje,mase te vetme dhe asnje rishikim t e vetem nuk i ka bere ketij sektori

9. Te ndalet intereferimi ne gjyqesi dhe prokurori
Te ndalet loja politike me emerime te gjyqtareve. Sistemi duhet te pavaresohet perfundimisht jo vetem nga pjesa e zgjedhjes nga politika por edhe autonomia financiare. Qeveria vetem duhet te ndaj nje pjese te buxhetit te domosdoshem ndersa pjesen tjeter sistemi i drejtesise duhet te inkasoj vet , pra vet te krijoj buxhetin nga kontestet dhe puna qe bene sistemi i drejtesise.

10. Te reduktohen privilegjet dhe pagat per pozita ministrore dhe deputet dhe kryetar komunash: pa reduktuar privilegjet e politikaneve nuk ka ekonomi tregu, ata vleresohet se shpenzojne rreth 35% te buxhetit te shtetit per paga,meditje dhe udhetime jashte vendi per lobizim e trajnime. Deputeti Kuvendit te Kosoves merr pagen rreth 1400 € ne muaj, 21ministra, 21 zevendes ministra rreth 100 keshilltar politik shpenzojne paren e taksa paguesve te shtetit. Politika renditet si biznesi me profitabil i mundshem ne nje shtet te varfer siç eshte Kosova. Parat e taksapaguesve kane sherbyer dhe sherbejne per te bere klasa ekonomike dhe per ti nda klasat sociale. Duhet dekurajuar politiken dhe stimuluar sektorin privat. Permes politikes eshte arrit qellimi per perfitime,gradime , punesim ne universitet , themelimin e universiteteve te reja publike per te rehatuar bashke partiaket, punesim ne sektorin publik dhe civil. Paga per deputet duhet te jete ne proporcion me normen mesatare te jeteses ne Kosove pra rreth 550€,perderisa paga ministrit te jete 650 €, paga kryeministrit t jete 1500 €, e presidentit te jete 1200 €.Perderisa kryetaret e komunave te kene lartasin e pages deri ne 1000 €, drejtore te drejtorive komunale 550 €. Nje udhetim i nje zyrtari te shtetit ne ndonjeren prej shteteve evropiane per tre dite vleresohet te jene rreth 2500 €,vleresoni vet sa zyrtar te shtetit tone udheton pa ndal …..

11. Te shpallet konkurs ne universitetin publike ne UP, te rishikohet i tere stafi i deritashem se si ka ardh te gradat akademike-rreth 65% te kuadrove te UP jane punesim ne lidhje partiake pa merita,ka pas shkelje drastike te rregullave dhe procedurave te pranimit. Nje numer i profesoreve kane rekrutuar bashke partiak dhe i kane vendos ne pozita te asistentit dhe pozita mesimdhenes me gradime te dyshimta .

12. Te shpallet konkurs per ambasador :Nje konkurs i mirefillte dhe i bazuar ne kritere strikt profesionale duhet t e ndodh per te ndal trendin e hajagareve me ambasador e konsuj. Te themelohet nje komision i pavarur i cili do te vendos kritere te qarta qe duhet ti plotesojne keta njerez. Te mos lejohet qe partite politike te propozojne ambasador ashtu si ka ndodh deri me tash, e kane derguar njeriun e vet.

15. Te zgjidhen anetar e bordeve vetem nga radhet e eksperteve te nderpritet zinxhiri politik partiak
Duhet verifikuar biografit e njerezve qe zgjedhen neper keto borde, duhet te respektohen kriteret profesionale,asnje nuk mund te kandidohet po qe se tre vjet e fundit ishte pjese e nje partie politike.

16. Zhvillimi ekonomik. Eshte e domosdoshme te themelohet nje Fond per Zhvillim Ekonomik i cili do te mbeshteste sektorin privat. Ky fond do te stimulonte bizneset vendore dhe do te promovonte zhvillimin ekonomik te shtetit. Ky fond do te parashihte mbeshtetje dhe kredi per sektorin privat. Nje fond i tille eshte i nevojshem per ekonomin vendore. Stimulimin e sektorit privat me kredi , duhet te mendohet per te marr kredi nderkombetar ne rastet e problemeve per themelimin e ketij fondi. Nje pjese e konsideruar e buxhetit duhet te ndahet per kete fond. Duhet privatizuar 95% te ndermarrjeve , duhet reduktuar administraten shteteror ose per te mbajt nivelin aktual por jo me u marr me rritje te stafit shpenzues .Administrata shteterore eshte shpenzuesi me i madh i te hyrave doganore dhe sektori publik. Duhet nxjerr nje pako lehtesues per te berit biznes ne Kosove, psh. Ndermarrjet e po sa themeluara te lirohen nga tatime per nje vit. Te stimulohet sektori i bujqesise i cili eshte pothuajse sektor me i lehte se per tu perkrahur, pastaj industria ushqimore pergjithesisht .Perveç bujqesise te perkrahet sektori i industrise se tekstilit .Te zvogelohen apo reduktohen importet per disa kultura bujqesore per te favorizuar produktet vendore. Te krijohen nje varg lehtesirash per investitoret e huaj. Pjesa me e madhe e programit qeveritar duhet t e jete zhvillimi ekonomike i shtetit dhe krijimi i vendeve te punes. Pa zhvillim ekonomik nuk ka rritje te punesimit, kjo eshte e qarte.

17. Te kryhet reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore. Nuk ka nevoje te pritet kaq shume qe te kryhen dy reforma te rendesishme per shtetin. Kerkohet urgjentisht themelimi i Forcave te Armatosura te Kosoves, dhe reforma e sistemit elektoral.

Pa ndermarrjen e nje varg masash per konsolidimin e shtetit nuk mund te kete qytetari optimizem,duhet te punohet ne menyre emergjente dhe efikase ne kete drejtim