Artan Fuga: vezet mbi Ramen edhe mbi lubite private te universiteteve

Lidhur me artikullin:

Prof Artan Fuga i cili ka qene nje nga kundershtaret me te forte dhe te argumentuar te ligjit per arsimin e larte, megjithese i mirekupton distancohet nga aktet e studenteve qe goditen me veze per te sensibilizuar çeshtjen e tyre.  Ai e ve theksin tek lubijte private qē.e perdorin ligjin si vegel ne duart e tyre…lexojeni te plote komentin e tij…

Une nuk e di se cilet jane studentet dhe studentet qe qelluan me veze kryeministrin. Nuk i njoh, se nuk mund t’i njohesh te gjithe. Bota studentore eshte e madhe dhe me te gjitha nuancat sociale, kulturore, ideologjike, etj. Dhe sa mire qe eshte e tille. Bota e pacentralizuar eshte me mira. Mentalitetet diktatoriale jane te urrejtshme. Une nuk e di sesi u organizuan, kush i organizoi dhe cfare gjendje shpirtore ata kishin kur bene kete veprim. Kjo eshte zgjedhja e tyre. Nuk deshiroj t’i gjykoj se e urrej paternalizmin. Ata jane te rritur dhe i dine vete veprimet qe bejne ose nuk bejne. Une nuk e di nese qellimi me veze ne menyre spontane si nje akt i veçuar, keshtu si shkrepje spontane ne koke, i sherben ose jo sensibilizimit efikas te bote studentore dhe te shoqerise per gjendjen e arsimit te larte dhe rinise ne pergjithesi. Por, nuk ma rrok imagjinata qe shqiptaret te nisin t’i gjuajne me veze njeri tjetrit. Une te kam inat, na nje koker veze ne kaptine, ti me pe vengerr na nje koqe veze ne shpine, ti nuk je dakord me mua, na edhe nje veze ne surrat. E dine vete studentet gjithesesi sepse jane qytetare te pergjegjshem per veprimet qe bejne. Une nuk e di nese studentet ose studentet pesuan dhune gjate transferimit ne komisariat apo ne mjediset e tij. Per kete duhet te thone fjalen e tyre avokatet e tyre, institucioni i avokatit te popullit, etj. Nese kjo ka ndodhur pergjegjêsit duhet te mbajne pergjegjesine ligjore qe parashikohet ne te tilla raste. Nese duhet kontribuar financiarisht per te marre nje avokat te mire, une jam gati te kontribuoj. Qysh sot.

Ajo qe une di dhe kam bindje te palekundshme eshte se

: 1. Ligji per arsimin e larte eshte nje kuader juridik shume i keq qe e shkaterron edhe me keq se çfare eshte formimin universitar te rinise dhe arsimin e larte dhe shkencen. Po, ai eshte vegel ne duart e nje lubie private qe e beri dhe e imponoi kete ligj duke vendosur perfund pushtetin publik dhe vendosur thundrren mbi universitetin publik.

2. Rinia universitare eshte e trishtuar, deprimuar dhe merzitur nga fati qe po i rezervojne per arsimimim dhe punesim. Kushtet dhe perspektivat e saj jane te errta nese nuk ndermerren reformat e verteta qe jane larg dhe nuk shihen as me dylbi.

3. Zeri i rinise studentore dhe i pedagogeve si edhe i keshillave profesorale gjate hartimit te ligjit u injorua, u hodh ne kosh, u fye me perbuzje nga instancat perkatese dhe kjo nuk eshte demokraci, por hipokrizi. Veshi u be shurdh dhe bota qytetare terheq vemendjen pastaj edhe me forma te tjera.

4. Se kjo gjendje qe krijon ligji si edhe zhvillimet e ardhshme do te prodhojne fatkeqesisht gjithmone tensione sociale dhe ngjarje qe vijne pikerisht nga fakti se rinia studentore eshte e deprimuar, pa ze, nuk e pyet kush dhe ne kushte te veshira ekonomike dhe kulturore. Sikurse i thashe zotit President te Republikes publikisht : Rinia eshte e uritur zoti President! Zeri i rinise studentore duhet degjuar dhe jo injoruar sikurse deri tani.

5. A ka foma te tjera veprimi demokratik per qytetarin, studentin, profesoratin? Une mendoj se ka, shume me te qyteteruara, efikase, te organizuara, masive, sesa demokracia e vezeve, qe nuk e diskreditojne por e bejne efikas kundershtimin e pasojave negative qe do te sjelli ky kuader ligjor.