Arturo Vidal: “Juventus i forte por Bayern eshte numri 1”

Lidhur me artikullin:

Bilanci i Arturo Vidal ne nje vit si bavarez eshte shume i mire. Mesfushori ka fituar titullin kampion ne Gjermani, Kupen e Gjermanise dhe Kupen e Amerikes, ndonese jo endrren e tij te madhe, arsyen pse zgjodhi Bayern pas Juventus, Champions League. S’ka gje, ai do ta provoje sivjet, gjithnje me Bayern, sepse aty ka vendosur te qendroje.

“Italia me mungon pak, e pranoj”, – lexohet deklarata e mbretit te larguar ne faqet e se perditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”.

“Ne Itali kam kaluar kater vite shume te bukura dhe kam ende shume miq. Gruaja ime eshte e lumtur ne Mynih, ku kemi nisur nje jete te re. A do te rikthehem? E shoh te veshtire, per nje arsye te thjeshte: edhe une jam i lumtur ne Mynih. Bayerni eshte gjithçka qe mund te kerkoj. Ancelotti? Eh, ai eshte nje trajner i madh, nje nga me te zotet dhe me te pergatiturit ne bote. Jam i lumtur qe ai erdhi te ne”, – shton Vidal.

A eshte Juventus gati per te pushtuar Evropen? Mesfushori jep nje pergjigje.

“Juventus me te vertet qe eshte bere shume konkurrues, ka marre disa lojtare te rendesishem dhe tani pa asnje dyshim qe eshte ne nivelin e klubeve te tjera te medha. Mund te luftoje per te fituar Champions-in. Megjithate, Bayern im eshte skuadra me e mire ne bote, me e forte edhe se Juventus tek i cili luaja une. Per kete ne duam te gjitha trofete e mundshem. Ancelotti dhe ky grup mjaftojne per t’u bere numri 1 ne Evrope.”

Objektiv apo me zemer, Vidal di si te parashtroje sezonin e ri …