Arvizu: Akuzat ndaj Ushtrise, te uleta

Per here te pare, ambasadori Aleksander Arvizu ne nje prononcim per Top Channel, jep pikepamjet e Shteteve te Bashkuara per debatin me te nxehte ne vend, ate, per akuzat e ngritura nga opozita per trafik droge nga Forcat e Armatosura.

Fillimisht, Arvizu i jep pergjigje pyetjes nese tani pas te tilla akuzash a eshte demtuar imazhi Forcave te Armatosura.

“Nuk e di nese kjo histori tashme eshte e mbyllur. Une mendoj se pas disa ditesh kjo çeshtje ka mberritur atje ku i takon. Pretendimet ishin shume serioze dhe fatkeqesisht ato u politizuan, prandaj them se te tilla pretendime kane mberritur atje ku duhet, ne duart e duhura te autoriteteve te hetimit. Nese ka patur ndonje ngjarje me karakter kriminal brenda saj, atehere kjo duhet te hetohet. Duke pare situaten mes maxhorances dhe opozites keto dite, ajo qe te vjen keq, eshte se nje parti ndoshta mendon se duke bere te tilla akuza, pala tjeter njolloset duke u bere pis”, thote ambasadori.

Pavaresisht faktit se te tilla akuza jane produkt i nje beteje politike te nisur nga opozita, Aleksander Arvizu mendon se populli shqiptar eshte i afte te kuptoje qellimin e tyre.

“Ata duhet te tregohen te kujdesshem si e bejne kete sepse njerezit nuk jane budallenj. Njerezit e kuptojne se cilat jane motivet, aq me teper, kur mundohesh qe ne kete çeshtje perfshish teresisht Ushtrine apo te gjithe Policine. E sidomos, nje organizate te tille siç eshte Ushtria per te shenuar apo marre pike politike per qellime politike. Kjo eshte pak a shume diçka e ulet. Njerezit nuk e pelqejne diçka te tille. Kam folur me shume njerez dhe ende nuk kam takuar ndonje qe te me thote se i pelqen kjo. Tek e fundit me se shumti e gjitha kjo zhurme e prodhuar demton ate parti qe ben akuzat, perveç rastit kur ka nje baze te shendoshe dhe solide ose ne te kunderten ka baza per ta bere nje dicka te tille”, thote Arvizu.

A mund te ndertoje nje parti politike kauzen e saj bazuar ne informacione te paprovuara? Kjo eshte pergjigja e ambasadorit Arvizu: “Ky eshte nje aspekt per te ardhur keq ne politike, si ne Shqiperi, po ashtu edhe ne SHBA ditet e sotme. Kjo ndodh sepse kemi 24 ore lajme, te cilat qarkullojne perfshi ketu edhe median sociale. Ajo qe ndodh eshte kjo: Bej nje akuze teresisht te pabaze, te cilen me pas e zbukuron ose e zbeh, duke deklaruar qe ajo qe thane nuk ishte totalisht korrekte. Por u e ke thene mijera dhe mijera njerez e besojne dhe me pas leshohen sqarime apo dalin ne drite prova, qe ajo ishte tereisht e fabrikuar qe ne fillim por informacioni tashme ndodhet i perhapur. Ne e shohim kete se shumti ne SHBA sidomos gjate fushatave elektorale ku ne cdo dite fushata elektorale prodhon nje rreth vicioz”.

Por si e shikon Aleksander Arvizu funksionimin e Parlamentit Shqiptar, i cili çdo te enjte kthehet ne nje fushe-beteje jashte çdo etike parlamentare?

“Ndryshe nga SHBA, fatkeqesisht kete ne Shqiperi e shikojme çdo jave. Ne sinqerisht cdo te enjte shohim. Per mua e enjtja eshte dita ime me pak e preferuar ne Shqiperi, por perpiqem te mos shoh televizion sepse pasi eshte shume depresionuese. Eshte dicka qe mund ta pershkruaj si ‘show’ jonormal dhe nuk te beje fare me shqetesimet qe kane qytetaret e thjeshte shqiptare”, u shpreh Arvizu.
/ Top Channel