Asambleja e FSHF. “Dyshimet per trukime jane 100 here me pak se nje vit me pare”

Lidhur me artikullin:

Lufta kunder paracaktimit te rezultateve dhe te ardhurat rekord per vitin 2015. Keto ishin pikat kryesore te Asamblese te Pergjithshme te Zakonshme ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Theksi te beteja kunder trukimeve u vu nga presidenti i FSHF-se, Armand Duka, qe saktesoi se ne krahasim me nje vit me pare, dyshimet per trukime jane 100 here me pak.

“Duhet te evitojme hedhjen e baltes edhe nga vete protagonistet e lojes, pasi kjo demton imazhin e produktit tone te perbashket. Ne vitin 2015 realizuam shume investime, me stadiumin ne Shkoder dhe punimet qe pritet te nisin per Arenen Kombetare ne Tirane. Por, me e rendesishme eshte beteja jone kunder trukimeve. Ne krahasim me nje vit me pare, dyshimet per trukime jane 100 here me te vogla”.

Beteja per nje futboll te paster u komentua edhe nga kreu i Komisionit te Etikes, Fatmir Braka, qe saktesoi se mbi 30 per qind e rasteve te hetuara jane regjistruar edhe per procedim penal.

“Gjate ketij viti Komisioni i Etikes ka marre ne shqyrtim disa raste te trukimit te ndeshjeve, duke ndeshkuar lojtaret dhe ekipet qe kane ndikuar ne influencimin e rezultateve te ndeshjeve. Vlen te theksohet se ne me shume se 30 per qind te rasteve te hetuara nga Komisioni eshte bere evidentimi i natyres se shkeljes dhe eshte regjistruar procedim penal”.

Gjate Asamblese se FSHF-se u votua per mandatin 2-vjeçar te Komisionit te Etikes, ku Fatmir Braka, Bejkush Birçe, Ardian Leka dhe Bashkim Koka u konfirmuan, ndersa anetari me i ri do te jete nendrejtori i pergjithshem i policise se shtetit, Agron Kuliçaj. Persa i takon financave te federates, sipas raportteve te vitit 2015 ajo jane cilesuar te shendosha, ndersa perfitimet kane qene rekord.

“Te ardhurat e Federates Shqiptare te Futbollit ne vitin 2015 kane qene ne vleren mbi 1 miliard e 600 milione Leke. Behet fjale per nje rekord absolut ne historine e institucionit. Raporti financiar eshte realizuar nga kompania e pavarur audituese”.

Punimet e Asamblese u pershendeten nder te tjere nga zv.presidenti i Federates se Kosoves, Agim Ademi.

“Falenderoj ekipin Kombetar, lojtaret dhe stafin me ne krye trajnerin Gianni De Biasi per kualifikimin historik ne Kampionatin Europian. Kosova do te jete gjithmone ne mbeshtetje te Shqiperise dhe trajnerit De Biasi, ashtu si Federata Shqiptare ka qene iniciatore per nderkombetarizimin e futbollit kosovar”.

Per kualifikimin ne Euro 2016, pas çmimit Pankina e Arte Speciale ne Itali, trajneri De Biasi u vleresua edhe si “Nderi i Kombit ne Futboll”. I njejti çmim iu rezervua edhe legjendes Refik Resnja.

“Jam me i emocionuar se zakonisht, per kete çmim te rendesishem, qe nuk eshte vetem i imi, por edhe i lojtareve, stafit dhe federates me ne krye presidentin Duka. Shpresoj qe ne France te bejme diçka edhe me te rendesishme. Nuk do te jete e lehte, por do te provojme”.

Me tituj Nderi i Futbollit shqiptar u vleresuan edhe Mikel Janku e Sokol Kushta, per Shkelqim Muçen dhe Ylli Shehun u akorduan titujt Legjende e Futbollit Shqiptar, ndersa titulli i Mirenjohjes i’u dha Andrea Markos dhe Krenar Alimehmetit.