Asgjesohen 30 milione euro droge

 

Policia ka asgjesuar deri me tani nje sasi droge qe vlen nga 30 deri ne 37 milione euro, sasia e droges se djegur eshte 11 ton e 300 kilograme, ndersa jane gjetur dhe shkaterruar 70 mije rrenje.

Kjo sasi eshte gjetur gjate kontrollit te 30 banesave ne zonen e lagjes Mahmutaj. Ne lagjen qe policia ende nuk ka hyre eshte djegur nje sasi akoma me e madhe droge ne nje perpjekje per te fshehur provat.

Nderkohe, ne jug te fshatit jane duke avancuar ngadale shtepi me shtepi forcat RENEA te mbeshtetura nga mjete te blinduara.

Policia njoftoi se eshte identifikuar nje grup prej 12 personash te drejtuar nga shtetasi Altin Shurdhi. Sipas policise, aty ndodhej shtetasi Hysen Çela me precedente penale, i ashtuquajturi “Neni” i cili po qellonte me snajper drejt policise. Rreth ores 13 e 30 ai eshte arrestuar nga policia dhe eshte shoqeruar ne komisariat.

Grupi ne shtepine e Altin Shurdhit nuk eshte i vetmi qe po i pergjigjet me arme policise. Sipas banoreve, ne fshat jane edhe dy furgone me te cilet levizin te rinj e adoleshente te armatosur, teresisht jashte kontrollit.

Kreu i komunes, Dasho Aliko, paraditen e sotme beri thirrje qe personat e permendur nga policia te dorezohen, ndersa te armatosurit te dorezojne armet ne qender te fshatit. Aliko ben thirrje qe femijet te mbahen ne shtepi ne menyre qe te mos manipulohen.

Nderkohe, policia ben te ditur se jane sekuestruar edhe dy laboratore te perpunimit te droges, nje prej te cileve ndodhet ne ambientet e Gate Mahmutajt dhe tjetri ne shtepine e vellait te tij, shtetasit Xhezo Mahmutaj. Grupe speciale te hetimit te orientuara nga Prokuroria per Krime te Renda dhe Drejtoria per Krimet e Renda ne Policine e Shtetit, kane vijuar kryerjen e veprimeve per kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e provave materiale paralel me veprimet operacionale te strukturave policore ne terren.

Gjirokaster, arrestohen tre adoleshente

Policia e Gjirokastres arrestoi ne mesdite disa adoleshente te cilet sulmuan me gure automjetet e policise. Ata shkuan prane Drejtorise se Policise se Gjirokastres dhe ne shenje proteste per aksionin e policise ne fshatin Lazarat.

Aty ishin edhe disa familjare te te arrestuarve te meparshem qe kerkonin lirimin me arsyetimin se te ndaluarit nuk kane marre pjese ne asnje sulm ndaj policise.

Adoleshentet e ndaluar jane identifikuar me inicialet E.B, K.B dhe B.B, te tre te moshes 17 vjeç, te cilet goditen me gure makinen e policise para Drejtorise se Policise se qytetit jugor.

Top Channel