Astronomet fotografuan "perqafimin" e dy galaktikave
Astronomet, te cilet perpunojne dhe deshifrojne te dhenat e teleskopit kozmik “Hubble” fotografuan procesin e shkrirjes se dy galaktikave te llojeve te ndryshme – spirale dhe lentikulare. Imazhi me rezolucion te larte i ketij fenomeni eshte postuar ne faqen e Internetit te observatorit.
 
Ne fotografi mund te vihet re se si krahet e galaktikes spirale “perqafojne” nje grumbull yjesh lentikulare te ngjashem me nje re. Berthama aktive e galaktikes spirale, e cila mori emrin “ESO 576-69”, dallohet ne formen e nje njolle te shndritshme mu ne qender te fotografise.
 
Sipas fjaleve te astronomeve, kjo berthame eshte hedhur nga qendra e galaktikes spirale gjate procesit te shkrirjes se dy grumbujve yjore. Ndikimi mbi berthame i forcave te batices shkakton shtrirjen e tij ne nje rrjedhe te dukshme yjore.