Astronomet regjistruan goditjen me te fuqishme te Henes nga nje meteorit ne 8 vitet e fundit
Astronomet e NASA-s, te cilet qe nga viti 2005 monitorojne renien e meteoriteve ne Hene, regjistruan shperthimin me te fuqishem te nje meteoriti qe nga momenti i fillimit te vezhgimit.
 
Renia e trupit qiellor me madhesine e nje cope te vogel shkembi u shoqerua nga nje ndricim qe ishte rreth 10 here me i ndritshem se cdo gje qe shkencetaret kishin pare deri me tani, njoftoi njeri prej studiuesve. 
 
Specialistet e NASA-s per 8 vjet me radhe monitorojne Henen. Ata regjistrojne ndricimet, qe lindin si rezultat i renies se meteoriteve dhe asteroideve te vogla, per te vleresuar nivelin e rrezikut per misionet e ardhshme ne Hene.