I ati i Neymar deshmon ne gjykate per evazionin fiskal

Lidhur me artikullin:

Çeshtja Neymar kanalizohet ne rruge gjyqesore. I ati i qe eshte njekohesisht edhe agjenti i sulmuesit te Barcelones, ka deshmuar ne Gjykaten Kombetare, ku ka thene qe djali i tij nuk ka asnje lidhje me akuzat per çeshtjen e fshehjes se shumes se tranefrimit nga Santos te Barcelona pasi prokuroria e akuzon Barcelonen se arriti te shmangte detyrimet fiskale. Burime nga stafi i avokateve theksojnse se i ati i Neymar deshmoi per rreth dy ore perpara gjykatesit duke shpjeguar çdo detaj te kontrates se nenshkruar me klubin katalanas ne vitin 2013. Sipas mediave spanjolle, kjo nuk eshte hera e pare qe i ati i Neymar paraqitet ne Gjykaten Kombetare pasi nje gje te tille e beri ne vitin 2014 kur hetimet sapo kishin nisur. Fillimisht klubi i Barcelones deklaroi se transferimi i Neymar u finalizua per 57 milione Euro, por sipas te dhenave zyrtare, shuma ne total shkoi deri ne 83 milione dhe prokuroret dyshojne se levizja eshte bere per te evituar disa miliona euro taksa.

Ne deklaraten e pare, i ati i sulmuesit rrefeu madje edhe nje prapaskene, pasi deklaroi perpara gjykatesve se Neymar refuzoi oferten 150 milioneshe nga Reali i Madridit per te veshur fanellen e Barcelones, çka do te thote se qellimi i tij nuk jane parate. Sipas letrave te klubit katalanas, 40 milione Euro i perfitoi Santosi ndersa 17 milione fondi i investimeve qe kishte nje pjese te kontrates se tij. Por nderkohe qe familja Neymar po lufton me autorietet gjyqesore spanjolle, Komuna e Santosit ne Brazil i denoncon zyrtarisht per nje tjeter çeshtje, ate te falsifikimit te te dhenave qe lidhen me arketimet e lojtarit fale kontratave te marketingut gjate viteve 2006-2013. Hetuesit e kane depozituar denoncimin ne daten 27 Janar pasi sipas hetuesve, familja Neymar i ka shkaktuar shtetit miliona euro deme.