Atletico-Barça, çeshtje centimetrash

Ka skuadra qe duan te shpejtojne lojen dhe lagin shume barin e fushes siç ben Barcelona, ka edhe te tjera si Atletico Madrid qe duan ta ngadalesojne ate dhe per kete arsye e lene barin te rritet duke e “qethur” shume pak para ndeshjeve.

Takimi i kthimit i çerekfinaleve te Liges se Kampioneve mes dy skuadrave spanjolle qe do te zhvillohet ne stadiumin Vicente Calderon eshte kthyer ne çeshtje centimetrash pasi Barça, ashtu siç shkruajne gazetat sportive spanjolle, ka bere ankese tek UEFA per barin e gjate te fushes.

Sipas rregullores, gjatesia maksimale e lejuar e barit per nje ndeshje futbolli eshte 3 centimetra dhe tashme pritet qe dikush ta mase barin ne Vicente Calderon dhe te sigurohet qe topi te qarkulloje mire.

Duket per te qeshur, por katalanasit e kane marre shume seriozisht kete çeshtje. Si do te zgjidhet, mbetet per t’u pare sot ne mbremje, duke nisur nga ora 20:45.