Atletiko nuk fal ne fushen e saj. Bilbao ben detyren kunder Levante

Atletiko Madrid mori fitoren e pare ne kampionat pas ndaleses qe beri javen e pare ndaj Rayos ne derbi. Ekipi i Simeones, pa trajnerin ne stol duket se ka gjetur te Mario Mandzukic sulmuesin ideal. Kroati shenoi serish per te tijte duke u konfirmuar si nje tjeter zgjedhje e zgjuar ne sulm per “Los Colchoneros” qe ne vitet e fundit ka qene skuadra qe ka bere merkaton me te mire te sulmuesve ne Europe. Kampionet e Spanjes ndaj Eibarit e nisen menjehere me kemben ne gaz, duke kaluar perpara qe ne minuten e 11-te me brazilianin Miranda. Nuk vonoi shume dhe rezultati u thellua ne te 25-ten nga Mandzukic qe shenoi ne menyren e tij te zakonshme, duke u ngritur ne ajer per goditjen me koke. Eibari tregoi megjithate se nuk duhet nenvleresuar dhe ne te 34-tren realizoi nje gol per manual me Abrahamin. Ne fund skuadra mike mund te kishte marre dhe nje pike, nese sulmuesit e saj nuk do te kishin gabuar perballe portes se Atletikos. Athletic Bilbao, pas paraqitjes se shkelqyer ne Champions u perserit dhe ne kampionat duke shenuar te njejtin numer golash 3, vetem se kete here ne porten e Levantes. Skuadra baske i dha drejtim takimit qe ne pjesen e pare, kur kaloi ne avantazh me Adurizin. Ne pjesen e dyte me pas Iturraspe dhe Munian vulosen rezultatin me golat e tyre, me Bilbaon qe mori dhe tre piket e para ne kampionat.